Presidenti amerikan Donald Trump priti në Shtëpinë e Bardhë homologun e tij turk Rexhep Tayip Erdogan. Në fjalën e tij Trump u shpreh se një marrveshje për përfundimin e luftës në Gaza është afër.
“Siç e dini, u takova me Katarin, Arabinë Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, u takuam me Jordaninë. Mbreti i Jordanisë ishte atje. Patëm një takim vërtet të shkëlqyer. Mendoj se shumë gjëra u përcaktuan në atë takim. Dhe duhet të takohem me Izraelin, dhe duhet ta bëj edhe këtë. Ata e dinë se çfarë dua, dhe ne mendojmë se mund ta arrijmë këtë. Shpresoj se mund ta arrijmë.Shumë njerëz po vdesin, por ne duam që pengjet të kthehen. Nuk i duam, një këtë javë, një pas dy muajsh, tre më vonë. I duam të gjithë. I duam të kthehen menjëherë”, tha Trum.
Presidenti turk Erdogan theksoi se se bashku me kreun e Shtëpisë së Bardhë do të kalojnë të gjitha vështirësitë që shfaqen. Besoj se së bashku, krah për krah, do t’i kapërcejmë këto vështirësi në rajon.”
Ndër të tjera, Presidenti amerikan, duke ju përgjigjur pyetjes së gazetarëve theksoi se Presidenti Erdogan mund të ndihmojë për të ulur në tavolinë Vladimir Putinin dhe Volodymyr Zelenskyn. Po ashtu kishte dhe një kërkesë për presidentin turk, të mos blejë naftë ruse.
“Udhëheqësi turk është shumë i respektuar nga të dy dhe mund të jetë një ndikim i madh nëse do të donte, megjithëse tani për tani është shumë neutral. Gjëja më e mirë që mund të bënte është të mos blejë naftë dhe gaz nga Rusia”, dekalroi presidenti i SHBA.
kreu i Shtëpisë së Bardhë kërkoi nga Presidenti rus Vladimir Putin që t’i japë fund luftës dhe se është i zhgënjyer me të.
“Jam shumë i zhgënjyer nga Putini. Ai luftoi gjatë dhe fort, duke humbur një milion ushtarë dhe duke mos fituar praktikisht asnjë terren pavarësisht bombardimeve të rënda. Rusia ka shpenzuar triliona dollarë për bomba, raketa, municione, pa fituar praktikisht asnjë terren. Do të thoja se është koha të ndalemi”, tha Trump.
Një tjetër temë diskututimi ishte edhe blerja e avionëve luftarakë nga Turqia.
“Epo, do të duhet ta shohim. Ende nuk kemi filluar, por e di që ai dëshiron, dëshiron F-35. Dhe po flasim për këtë shumë seriozisht. Dhe për F-16, jemi në gjendje të shkëlqyer. Disa gjëra të tjera që i nevojiteshin, siç e dini, dhe do të sigurohem që t’ia sigurojmë ato. Ai ka nevojë për gjëra të caktuara dhe ne kemi nevojë për gjëra të caktuara. Dhe do të arrijmë në një përfundim, do ta dini deri në fund të ditës”, u shpreh Trump.
“Siç tha ai, besoj se do të kemi mundësinë sot të diskutojmë gjerësisht çështjen e F-35, çështjen e F-16 dhe çështjen e marrëdhënieve midis nesh”, theksoi Erdogan.
Në lidhje me sanksionet amerikane ndaj Turqisë, Trump u shpreh se mund të hiqen menjëherë nëse rezulton pozitiv takimi me Erdoganin.





