Këtë të shtunë Ministria e Shëndetësisë raportoi për nëntë humbje jete për shkak të koronavirusit.

 

Pacientët që nuk e fituan dot betejën me sëmundjen ishin të moshave 37-79 vjeç. Pas testimit të 3.007 qytetarëve, 341 prej tyre u konfirmuan pozitivë.

 

Ndërsa të shëruar brenda 24 orëve u numëruan 673 qytetarë. Në spitalet COVID po trajtohen 263 pacientë, 10 në terapi intensive, nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *