Subscribe

Ky është 71-vjeçari, Abdullah Budlla, taksisti i cili u ekzekutua në mënyrë mafioze pasditen e së hënës pranë kryqëzimit të Rinasit, në Fushë-Prezë.

Policia ka shoqëruar disa persona në lidhje me ngjarjen, por ende nuk ka asnjë emër konkret si  autor të dyshuar për këtë ngjarje.

Dyshohet se viktima u qëllua me armë nga një automjet. Madje autorët janë siguruar që mos të lënë asnjë gjurmë. Edhe gëzhojat nuk janë gjetur në vendin e ngjarjes. Të shtënat me armë janë dëgjuar nga kalimtarët dhe banorët, të cilët kanë njoftuar policinë. Ata shprehen e familja Budlla nuk kishte konflikte.

Policia po heton gjithashtu nëse viktima ka patur kohët e fundit ndonjë konflikt, por nuk është përjashtuar edhe pista e vrasjes për grabitje.

Gjithashtu, burimet shtojnë se po verifikohet edhe aktiviteti i dy djemve të viktimës që jetojnë në Itali.

Abdullah Budlla u qëllua me 8 plumba, e për pasojë gjeti vdekjen e menjëhershme. Ndërsa nga autorët  nuk ka asnjë gjurmë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *