Operacioni Forca e Ligjit, i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, 7 shtetasve: Mes tyre, bie ne sy emri i Laert Haxhiut, i shumekerkuar nga policia si autor i disa vrasjeve dhe ngjarjeve shume te renda ne Lushnje.

N. S., me banim në Vlorë, i dënuar për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike”;

R. Z., me banim në Vlorë, i dënuar në Itali, për veprën penale  “Organizatë kriminale me qëllim trafikimin ndërkombëtar të drogës”;

S. B., me banim në Vlorë, i dënuar për veprën penale  “Vrasja me paramendim” e mbetur në tentativë”;

E. G., me banim në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;

P. K., me banim në Fier, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”;

A.      R., me banim në Fier, i dënuar për veprën penale “Trafik i femrave për prostitucion”;

Laert Haxhiu, me banim në Lushnjë, i dënuar për veprat penale “Vrasja në rrethana cilësuese” e mbetur në tentativë, “Armëmbajtja pa leje” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *