7 qytetarë kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të fundit nga COVID, ndërsa janë identifikuar 673 raste të reja, nga 3927 testime të kryera. Nuk e kanë fituar betejën me virusin 2 qytetarë nga Durrësi, 1 qytetar nga Tirana, 1 qytetar nga Tropoja, 1 qytetar nga Berati, 1 qytetar nga Pogradeci, 1 qytetar nga Elbasani, të moshave 21-77 vjeç.

 

“Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 238 raste në Tiranë, 44 në Durrës, 38 në Vlorë, 28 në Shkodër, 23 në Lushnje, 20 në Lezhë, 19 në Mat, 18 në Berat, 17 në Sarandë, nga 16 raste në Kurbin, Korçë, nga 15 raste në Elbasan, Kamëz, 13 në Fier, nga 12 raste në Krujë, Kavajë, 11 në Kukës, nga 8 raste në Librazhd, Bulqizë, nga 7 raste në Pukë, Mirditë, Gramsh, 6 në Peqin, nga 5 raste Vau i Dejës, Dibër, Malësi e Madhe, Klos, Skrapar, Cerrik, nga 4 raste në Rrogozhinë, Mallakastër, Tepelenë, Shijak, Patos, nga 3 raste në Gjirokastër, Pogradec, Përmet, Delvinë, Vorë, nga 2 raste në Fushë Arrëz, Konispol, nga 1 rast në Has, Divjakë, Roskovec, Himarë, Kuçovë, Poliçan”.

 

Ndërkohë, janë shëruar 436 qytetarë, duke e çuar numrin e të rikuperuarve në 36,971 që nga fillimi i epidemisë.

 

Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 260 pacientë, 29 në terapi intensive nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar.

 

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë   14000

Fier       1747

Shkodër 1326

Durrës    1258

Lezhë    980

Vlorë     921

Korçë   911

Elbasan  865

Berat     782

Dibër     532

Gjirokastër 452

Kukës    403

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *