Plug & Play, një prej akseleratorëve më të mëdhenj në botë pritet të nxisë inovacionin në Shqipëri. Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen Delinda Ibrahimaj bashkë me ministrin e Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku morën pjesë në Samitin Vjetor të Plug & Play në Silicon Valley, ku u takuan dhe me Saeed Amidi, themeluesin dhe CEO-n e Plug & Play.

“Në Samitin Vjetor të Plug & Play në Silicon Valley, takim me Z. Saeed Amidi, themeluesin dhe CEO-n e Plug & Play, një prej akseleratorëve më të mëdhenj në botë.

Bashkë me Ministrin Arbjan Mazniku, përfaqësues nga @AADF, diskutuam për mundësinë e sjelljes së kësaj platforme tek Piramida, në Tiranë.

Prania e Plug & Play në Shqipëri do të ndihmojë në zhvillimin e Start Up-eve dhe nxitjen e mëtejshme të Inovacionit në vend”, shkruan ministrja Ibrahimaj.
Në këto takime u bashkëndanë ide me profesionistë të teknologjisë që prej vitesh punojnë për Apple, Google, Meta, Oracle, Cisco etj.

Të pranishëm në këto takime ishin dhe dy bashkëdrejtuesit e Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim, Martin Mata dhe Aleksandër Sarapuli, si dhe Uranik Begu, drejtor i Plug & Play për Ballkanin Perëndimor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *