E premte, 25 Shtator 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:10 Në vijim ora 13:10: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Aksident i rëndë në Tiranë, ndërron jetë një person

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të kësaj te premteje në Tiranë. Ngjarja e rëndë është regjistruar në bulevardin “Zhan D’ark” në afërsi të Shkozës.

Sipas burimeve një mjet i drejtuar nga Gëzim Marashi ka përplasur 76-vjeçarin Vlash Sokoli, i cili ka qënë me biçikletë duke kaluar rrugën. Si pasojë e plagëve, i moshuari ka ndërruar jetë në vend.

Drejtuesi i mjetit nuk ka qënë nën efektin e alkoolit, ndërkohë dhe shpejtësia e mjetit nuk ka qenë shumë e madhe, por dyshohet se viktima ka ndërruar jetë nga përplasja për shkak edhe të moshës./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë