Cristiano Ronaldo është gati të shkruajë sërish histori në fushat e Gjermanisë.

Sulmuesi 39-vjeçar nga Portugalia do të bëhet të martën në ndeshjen kundër Çekisë në Leipzig, lojtari i parë që ka luajtur me 6 Europian. Tashmë në vitin 2020 ai ishte i pari në paraqitje, në pjesëmarrje në fazën finale dhe në gola në fazën finale pasi ka 14!

Cristiano Ronaldo e filloi karrierën e tij në Euro 2004 në Portugali. Ronaldo ka shënuar në të gjitha 5 Europianët që ka luajtur. Në vitin 2004 ai shënoi 2 gola, ndërsa gjeti rrjetën në 2008 (1), 2012 (3), 2016 (3) dhe 2020 (5), duke përfunduar si golashënuesi më i mirë me Patrik Shikun e Republikës Çeke.

Ai shënoi për herë të parë kundër Greqisë në vitin 2004. Në vitin 2016 u kurorëzua kampion me kombëtaren portugeze.

Ronaldo u bë futbollisti i parë që shënon për 21 vite radhazi me fanellën e kombëtares! /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *