Shtatë shqiptarë, anëtar të një grupi kriminal janë arrestuar në Spanjë gjatë një operacioni të koduar “Banese”.

 

Prangosja e tyre është realizuar në Salamanca, një ng qytetet ku kishin kryer më shumë grabitje.

 

Hetimet për këtë grup nisën në muajin prill pas disa vjedhjesh me dhunë të banesave ku kryesisht kishin marrë para dhe bizhuteri.

 

Autoritetet spanjolle shkruajnë se në total janë regjistruar dhe zbuluar 43 vjedhje që ka kryer deri tani ky grup kriminal.

 

Duket se grupi shkonte më shumë sesa krimet në Spanjë pasi të arrestuarit ishin pjesë e një grupi më të gjërë që vepronte edhe në Shqipëri dhe Itali e që njihej si “Babe Bands”.

 

Dy nga shqiptarët e arrestuar  janë me iniciale S.K. 35 vjec dhe A.M. 29 vjec.

 

Ndërkohe vazhdon hetimi edhe për të tjerë persona të përfshirë në këtë rrjet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *