40 të burgosur u gjetën të vdekur në disa burgje në veri të Brazilit, një ditë pasi 15 të burgosur tw tjerë u vranë në përleshjet midis bandave rivale në burg.

Vdekjet e fundit që u raportuan në qytetin Manaus të Amazonës, duket se janë rezultat i asfiksimit, thanë autoritetet.

Sipas tyre, stafi i zbuloi viktimat gjatë inspektimeve rutinore në katër objekte të burgjeve të ndryshme.

Një deklaratë nga Departamenti i Burgjeve në Amazona tha se 40 të burgosurit vdiqën të hënën vonë, kur policia humbi kontrollin e burgjeve.

Policia më vonë e riktheu kontrollin.

Autoritetet dërguan një task forcë federale në Manaus, në përpjekje për të ndaluar dhunën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *