Organizata ndërkombëtare, Reporterët pa Kufij, ka bërë thirrje që të lirohen menjëhere 27 gra gazetare që mbahen në “kushte të tmerrshme” në botë.

Apeli është bërë në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Gruas.

Bazuar në të dhënat e organizatës me bazë në Paris, nga 334 gazetarë të burgosur deri në fund të muajit shkurt, 27 prej tyre, apo 8 për qind janë gra.

Këto gra gazetare janë duke u mbajtur në nëntë shtete. Irani dhe Kina janë vendet që kanë burgosur më së shumti gra të burgosura, përkatësisht me nga shtatë gra, secila prej tyre.

Sipas Reporteve pa Kufij gratë gazetare janë “shpesh viktima të dënimeve të padrejta” dhe se ndonjëherë “janë të torturuara apo të ngacmuara seksualisht”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *