Lënda narkotike që mbante në makinë çoi në pranga një 21-vjeçar këtë të enjte. Policia e Durrësit e ndaloi të riun për t’i kërkuar lejen e lëvizjes.

 

Më pas, efektivët ushtruan edhe një kontroll në mjet për të gjetur sende të paligjshme.

 

Blutë e Durrësit gjetën dhe sekuestruan 3 kg kanabis. I riu i arrestuar ishte i dënuar edhe në vitin 2018 për veprën penale “Armbëmbajtje pa leje”.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *