Në të gjithë botën janë infektuar 2.934.853 persona. Ndërsa numri i përgjithshëm i viktimave është 203.688. Këto janë të dhënat e përditësuara nga Universiteti Johns Hopkins.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten vendi më i prekur nga pandemia. Aty janë regjistruar 48.539 raste të reja dhe janë shënuar edhe 2.772 viktima të tjera.

Kjo shifër është shqetësuese pasi një ditë më parë pacientët që kishin ndërruar jetë ishte 1.258. Të infektuar në total në SHBA ka afro 1 milion, ndërsa të vdekur 53.789.

Nga ana tjetër, në Spanjë në 24 orët e kaluara është raportuar për një numër shumë të ulët vdekjesh: 288. Gjithsej atje ka 23.190 viktima.

Ndërkohë, në Britaninë e Madhe janë më shumë se 20 mijë pacientë që kanë humbur betejën me koronavirusin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *