Lidhur me ngjarjen e të shtunës, ku një 17-vjeçar vdiq teksa punonte në një kantier ndërtimi, Policia e Vlorës ka arrestuar dy persona.

Sipas njoftimit të policisë, shtetasit Ersel Mullai, 32 vjeç dhe Bujar Xhekri , 29 vjeç, janë vënë në pranga.

Mullai është drejtues teknik në kantierin e ndërtimit, ndërsa Xhekri manovrator i mjetit gërmues, me të cilin dyshohet të jetë goditur i mituri.

Viktima është identifikuar si Jaup Bekotaraj dhe punonte në të zezë, pa siguracione.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *