Me rastin e 112-vjetorit të krijimit të Policisë së Shtetit, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Policisë së Shtetit Ilir Proda, në shenjë vlerësimi dhe mirënjohjeje për veprën e Dëshmorëve të Policisë së Shtetit, vendosi kurorë me lule në Memorialin kushtuar Dëshmorëve të Policisë, në Akademinë e Sigurisë.

Proda ka përshëndetur familjarët e dëshmorëve dhe shprehu mirenjohje për veprën e tyre sublime, që është frymëzim për të gjithë brezat.
Ai është shprehur se dera e Policisë së Shetit është gjithmonë e hapur për të gjithë, në veçanti për familjarët e deshmorëve, të cilët mbrojtën jetën me jetë.

Proda u shpreh se puna e çdo punonjësi policie mbart brenda saj sakrificën e qindra Dëshmorëve të Policisë, detyrimin e të gjithë atyre që duan dhe zbatojnë ligjin, që të përkrahin Policinë, në luftën e pandërprerë me të keqen dhe krimin.
“I përjetshëm qoftë kujtimi i Dëshmorëve të Policisë së Shtetit. Lavdi të përjetshme Dëshmorëve të Atdheut!”

Gjatë ceremonisë përkujtimore, në Memorialin e Dëshmorëve të Policisë vendosën lule edhe Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha dhe familjarë të Dëshmorëve të Policisë, për të nderuar kujtimin e tyre.




/vizionplus.tv





