Në Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve, Kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi përcolli mesazhin e tij.

 

Ai tha se fuqia punëtore duhet të mbështetet dhe këtu përmendi si masa rritjen e pagës minimale, rritjen e pensioneve dhe uljen e taksave.

 

“Sot është 1 Maji, dita  të nderojmë njerëzit më të mrekullueshëm, punëtorët. Lehtësimi i jetës dhe përmirësimi i mirëqenies suaj nëpërmjet uljes së taksave, rritjes  ekonomike, hapjes së vendeve të punës, rritjes së pagave e pensioneve, mbetet prioriteti ynë. Ne respektojmë ata që krijojnë punë dhe hapin vende pune. Por u japim më shumë respekt atyre që punojnë dhe ndërtojnë përditë ekonominë e Shqipërisë. Mendja jonë si ligjvënës e qeverisës është te puna, zemra jonë është te njerëzit e punës. Çdo punë ka dinjitet, çdo punëtor është vlerë për shoqërinë. Pagat dhe kushtet e punës duhet të ndihmojnë mirëqenien dhe ushqejnë dinjitetin e familjeve punëtore. Rritja e pagës minimale në 40 mijë lekë, rritja e pensioneve dhe dyfishimi i bonusit për pensionistët nuk janë privilegje, por plotësimi i detyrimeve ndaj tyre. Dinjiteti i pagave dhe kushteve të punës dëfton integritetin e shoqërisë. Zerimi i taksave për pagat e ulëta, ulja e taksave për pagat e tjera si edhe zerimi i tatim-fitimit dhe tvsh për biznesin e vogël për një periudhë 10-vjeçare janë masa për të mbështetur njerëzit punëtorë të këtij vendi. Ju treguat një shpirt të lartë qëndrese në përballimin e pasojave të pandemisë, të cilët rënduan në mënyrë të veçantë te ju dhe fëmijët tuaj. Kuvendi dhe Qeveria do të bëjnë më të mirën që dalja nga pandemia e të lehtësohet e përshpejtohet dhe ju të gëzoni në familjet tuaja.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *