Tonet dhe fjalët e kryeminisrtrit Edi Rama të hënën në Pejë kanë trazuar klimën në qarqet politike në rajon dhe jo vetëm këtu.

 

Reagime të shumta në Beograd, ku qëndrimi i Ramës dhe vetë mbajtja e mbledhjes së përbashkët të qeverive është quajtur provokim. Edhe ne Parlamentin  Europian është sjellë në vëmendje nga të paktën një deputet, fjala e kryeministrit të Shqipërisë dje në Kosovë.

 

Për të folur më shumë rreth këtyre dekaratave të bëra nga shefi i qeverisë i stuar në edicionin e lajmeve është zv, ministri për Europën dhe Punët e Jashtme Etien Xhafaj.

 

Kryeministri Rama ka pohuar se qëllimi i qëndrimit të tij dje në Pejë, ishte pikërisht tërheqja e vëmendjes për indiferencën, që sipas tij BE po tregon për Kosovën dhe favorizimi që po i bën Serbisë. A nuk ekziston rreziku se ky qëndrim mund të kthehet në një lloj bumeragu në raportet e Shqipërisë në BE?

 

Së pari dua të theksoj se qëndrimi nuk ishte aspak në ndryshim me ato qëndrime që kanë qenë historikisht të qeverisë dhe diplomacisë shqiptare të paktën sa i përket 5 viteve të fundit. As mbledhja e qeverisë duke qenë se ishte e pesta në këto vite nuk ishte ndonjë qendrim që ishte tej mase i ndryshëm nga ato të zakonshmet. Diferenca këtë herë ishte se duke qenë se Ballkani Perëndimor ka kaluar një proces të gjatë diskutimi negociatash bashkëpunimi në 5 vitet e fundit është si të thuash një moment habie, i jashtëzakonshëm për të dyja palët edhe për Kosovën edhe për Shqipërinë që ende sot kemi diskutime që u treguan se kanë ndodhur ditë më parë në Beograd, mes ministrit të Mirëqenies të Kosovës dhe palëve të tjera ndër ta dhe partnerë evropianë ku diskutohej të përmendej apo jo emri i Republikës së Kosovës, e cila është tashmë një realitet. Qëndrimi i kryeministrit ishte në linjë me këtë që për një Ballkan Perëndimor të integruar dhe të ndërlidhur i cili bashkëpunon me njëri tjetrin, është e domosdoshme që të 6 vendet të trajtojnë njëri tjetrin si palë dhe të mos ketë diferenca mes tyre.

 

Mund të ketë raport bumerag në raporte tona me BE-në?

 

Raporte tona me BE janë teje të qarta, politika e Jashtme e Shqipërisë nuk ndryshon në asnjë pikë nga ajo e BE, ajo për të cilën është diskutuar dje dhe më parë ka qenë diskutime le të themi nga disa persona të cilët e krahasojnë  Kosovën ose i rikthehen një statusi të mëparshëm të saj, ndërkohë që Kosova është një realitet gjeostrategjik dhe politik i Rajonit.

 

Marrëdhëniet e Tiranës me Beogradin kanë njohur përparim të dukshëm një klimë të ngrohtë në marrëdhënien Rama-Vuçiç, por ngjarja e djeshme në Pejë sikur ka sjellë një lloj ajri të ftohtë në këtë klimë mund të thuhet kështu?

Ishte e pritshme se do të kishte një reagim nga pala serbe, siç ka pasur gjithmonë reagime kur ne jemi shprehur me qëndrime që nuk janë aq shumë conform me qëndrimet e Beogradit megjithatë difeferencë me ato që janë hapat historic me ato që janë kryer 5 vitet e fundit nuk ka. Shqipëria i ka qëndruar gjithmnë të njëjtës agjendë diplomatike, pra agjendës që nga njëra ana të njihet Kosova dhe nga ana tjetër duhet të zgjidhen të gjitha problemet dhe diskutimet mes dy vendeve dhe në kuadër të kësaj ministri i financave ka qenë javën e shkuar në Beograd për të diskutuar me homologun serb për rritjen e bashkëpunimit midis dy vendeve dhe për rritjen e marrëdhënieve qoftë ekonomike apo të tjera.

 

Ju thatë se nuk pati ndonjë gjë të re në qëndrimin e Tiranës dje në Pejë, krahasuar me qëndrimet e viteve të fundit, por megjithatë ju jeni në ministrinë e Jashtme, diplomacia shqiptare si do ti përgjigjet në ditët apo javët në vijim Beogradit apo në qendrat e tjera ku bëhet politika evropiane ku të thuhet se Tirana me këtë që bëri po punon drejt idesë së një Shqipërie të Madhe

 

Une theksova se në thelb qëndrimet diplomatike të Tiranës nuk kanë ndryshuar vitet e fundit, ajo që ishte shprehja qoftë dhe në zhvillimet e fundit dje në Pejë ishte një shprehje flusracioni ekstrem me ato që jan ndodhitë e kohëve të fundit. Pra që nga bllokimi apo që të themi mos votimi i Kosovës si anëtare në UNESCO apo Interpol, deri tek bllokimi i linjës 400 kv me Kosovën e deri tek çështja e diskutimit të emrit është apo jo Republikë e Kosovës, dhe duhet ritheksuar se Shqipëria e Madhe nuk është një  fokus dhe nuk ka qenë asnjëherë fokus i politikës së Jashtme, por nuk ka qenë dhe asnjëherë as fokus i diskutimit të madh këtu në Shqipëri. Pra është diçka e cila është bërë si një formë etikete që ngjitet sa herë duhet të ngrihet një problem i  vogël në një nivel të madh. Pra sa herë duhet të ngrihet një stuhi në një gotë uji.

 

Zoti Xhafaj të dyja qeveritë dje në Pejë, janë dakord që të hartohet një document i përbashkët që u quajt analitik, një dokument strategjik për të parë mundësitë e bashkëpunimit, situatave rrethanave midis dyvendeve. Si do të vijojë konkretisht puna, çfarë do të bëhet?

 

Ky dokument siç e tha dhe kryeministri në Pejë, është thjesht një studim mbi atë ku është Shqipëria dhe shqiptarët, qoftë në rajon apo vendet respective dhe ku do të jenë në afatin e ardhshëm. Do të jetë një studim qoftë nga ana politike ashtu dhe nga ajo demografike, ekonomike dhe gjithashtu edhe për proceset e integrimit për të parë se ku jemi tani, ku do jemi brenda 2025 dhe cilay janë hapat strategjikë që duhet të ndjekin dy qeveritë për të siguruar rritjen e mirëqenies për të siguruar qytetarët e tyre dhe pastaj për të parë ndryshimet që do të kemi në rolin e qeverive dhe në politikat që ato duhet të bëjnë në të dyja anët e kufirit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *