Zv.ministri i Bujqësisë, Dhimo Kote bëri me dije se përveç miellit, grurit dhe misrit, një tjetër produkt që ka marrë goditje nga kriza e përgjithshme e çmimeve, është edhe vaji i lulediellit.

 

I ftuar në studion e lajmeve në “Vizion Plus”, Kote sqaroise Shqipëria nuk përballet me situata të vështira në pikat e përpunimit të grurit.

 

“Serbia është nga furnitorët kryesorë te grurit. Serbia është prodhuese dhe ne blejmë prodhimet atje. Gjatë kësaj situate, kemi një furnizim deri tani normal të pikave që prodhojnë grurë dhe miell. Nuk ka situatë të vështirë…Kompanitë tona private që importojnë grurin për prodhimin e miellit, kanë informacion të saktë ku janë tregjet dhe sa janë çmimet. Edhe ne e furnizojmë Serbinë me shumë produkte të tona, fruta, perime. Nuk është problem furnizimi për këtë situatë sa i përket problemit të grurit edhe nga tregjet e tjera, përveç Rusisë…Me përjashtim të miellit, grurit dhe misrit është dhe vaji i lulediellit që ka marrë goditje nga kriza, i cili vinte nga Rusia dhe Ukraina, por e prodhon edhe Serbia. Jemi në shkëmbim me serbët. Ne u japim ato produkte që nuk i prodhojnë ata, e anasjelltas. Furnizimi me bukë dhe bazë ushqimore për blegtorinë, që është misri, është i zgjidhur. Gjendja që kanë pikat e përpunimit të grurit në miell në Shqipëri dhe ky furnizim garanton situatë jo të vështirë.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *