E diel, 11 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Zjarri rrezikon banesat në Lezhë, situatë problematike në Dukat, flakët i afrohen Llogarasë

Një zjarr i madh ka përfshirë një sipërfaqe me pisha dhe bimësi, pranë zonës së banuar te nënstacioni elektrik i Lezhës.

Flakët janë përhapur me shpejtësi, duke vënë në rrezik banesat dhe nënstacionin. Forcat zjarrfikëse shkuan në vendngjarje për vënien nën kontroll të vatrës.

Reklamë

Ndërkohë prej orëve të natës është aktivizuar sërish edhe zjarri në zonën midis fshatit Dukat dhe Parkut të Llogorasë.

Për shkak të erës, flakët kanë përparuar drejt zonës me pisha të Llogorasë dhe banorët bëjnë thirrje për ndërhyrje nga ajri.

Reklamë

Sipas ministrit të Mbrojtjes, zjarret pritet të na shoqërojnë gjatë gjithë sezonit, ndaj ai apeloi për gatishmëri në terren.

“Do jetë një sezon i vështirë, siç tregojnë të gjitha rrethanat, ndaj duhet që gatishmëria të jetë maksimale. Detyra jonë është që të vazhdojmë investimet që të rritet jo vetëm kapaciteti operacional, por edhe cilësia dhe kushtet në tërësi. Shumë shpejt do të bëjmë edhe zgjerimin tërësor të mjeteve dhe specializimin e tyre për rrethana specifike, do të kërkohet ekspertiza juaj që ekipet e emergjencave në bashki të specializohen për disa fatkeqësi”, tha ministri Pirro Vengu.

Ministri shtoi se po planifikohet fuqizimi i bashkive, duke ngritur qendra që do të jenë të fokusuara për ndërhyrjen në raste emergjence.

/vizionplus.tv

Më shumë video

Reklamë