Një aksident tragjik ndodhi ditën e sotme në Torovicë të Lezhës, ku humbi jetën 63-vjeçari Dod Marku.
Në reagimin e policisë theksohet se 63-vjeçari duke drejtuar një mjet bujqësor në një pjerrësi pranë banesës së tij, dyshohet se, aksidentalisht, ka humbur kontrollin mbi mjetin, i cili është përmbysur dhe e ka zënë poshtë.
Njoftimi:
Rreth orës 18:00, në fshatin Trovicë, shtetasi D. M., 63 vjeç, duke drejtuar një mjet bujqësor në një pjerrësi pranë banesës së tij, dyshohet se, aksidentalisht, ka humbur kontrollin mbi mjetin, i cili është përmbysur dhe e ka zënë poshtë.
Si pasojë e dëmtimeve të marra, 63-vjeçari ka humbur jetën në vendngjarje.
Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ngjarja është aksidentale.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.





