Një zjarr ka përfshirë pasditen e sotme zonën pranë tunelit, në Ujin e Ftohtë në Vlorë.
Flakët kanë përfshirë pisha dhe bredha, ndërsa në afërsi ndodhen edhe disa hotele e biznese.
Për shuarjen e zjarrit janë nisur dy shërbime zjarrfikëse, të cilat po ndërhyjnë në terren për izolimin e flakëve dhe parandalimin e përhapjes së tyre drejt bizneseve dhe strukturave turistike.
Situata po monitorohet nga shërbimet në vendngjarje. Shkaqet e rënies së zjarrit ende nuk bëhen të ditura.





