Ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj reagoi për zgjedhjet parlamentare që do të mbahen në Serbi.

Ai bëri thirrje përmes rrjeteve sociale që të mbështeten partitë politike që janë pjesë e Luginës së Bashkuar. Sipas ministrit, në këtë mënyrë do të shmangen pengesat në të mirë të shqiptarëve.

“Më tepër se kurdo herë tjetër, ruajtja e frymës së bashkëpunimit ndër-partiak e unitetit të brendshëm politik është e rëndësisë së patjetërsueshme në Luginën e Preshevës dhe jo vetëm. Ndaj, ju lutem: mbështetja masive dhe e fuqishme e listës së Luginës së Bashkuar është skajshmërisht e rëndësishme nga të gjithë pa asnjë dallim. Kësaj rradhe, sjellja e përgjegjshme politike e vetëdija e lartë kombëtare duhet të mbizotërojnë llogaritë e ngushta partiake.”

Gjithashtu, ai shtoi se asgjë nuk përfundon me këtë ndërmarrje, pasi mbështetja e kësaj liste është thjesht pikëfillimi i një pune të përbashkët sistematike, për t’i trajtuar të gjitha çështjet e shqiptarëve të Luginës së Preshevës një e nga një!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *