Tetë persona janë ndaluar nga policia në Itali, pasi akuzohen për shitje të kokainës.

Të ndaluarit janë 5 shtetas italianë dhe 3 shqiptarë, nga të cilët një u la në arrest me burg, dy në arrest shtëpie dhe pesë me nënshkrime ditore. Një italian dhe një bjellorus u shpallën në kërkim.

Gjyqtari hetues i gjykatës së Aostës pranoi kërkesat e Prokurorisë në përfundim të një hetimi të nisur nga Karabinierët në verën e vitit 2023.

Policia thotë se gjatë kontrollit, u sekuestrua një sasi lëndë narkotike. Nga hetimet rezultoi se të dyshuarit, jo të gjithë të lidhur me njëri-tjetrin, kishin një ‘xhiro’ totale prej rreth 100,000 euro në muaj.

Kjo ishte kokainë shumë e shtrenjtë, klientë të shumtë paguanin 80 euro për gjysmë gram dozë./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *