Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
02 September 2026
Vizion fokus

Pagat e magjistratëve dhe administratës së drejtësisë bllokohen, Shoqatat...

Përfundon mbledhja e Ramës me ministrat dhe drejtuesit politikë,...

NATO dhe BE paralajmërojnë Rusinë, Von der Leyen e...

Kush do e veshë fanellën “10” pas Mesit? Pas...

Alimehmeti: Bashkia do “kokë”! Tirana nuk mund të drejtohet...

“Alo, Mourinho?”, Xhaka dhuron momentin viral (VIDEO)

Ka ende shpresë në Nepal, 119 persona shpëtohen një...

PSG me rregull të ri për talentet! Telefoni vetëm...

Çmenduri në Turqi, Leao “pushton” Stambollin! Ja sa fanella...

Armando Broja ‘fërkon duart’! Lëvizja që mund t’i kthehet...

Debatet Biden-Trump për zgjedhjet presidenciale 2024

20 Maj 17:05

Presidenti Joe Biden dhe rivali i tij i pritshëm republikan, Donald Trump, kanë rënë dakord të zhvillojnë dy debate presidenciale. Një mori rregullash ka për qëllim që debati mes dy kandidatëve për Shtëpinë e Bardhë të zhvillohet në bazë të normave të etikës. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Veronica Balderas Iglesias, mbetet për t’u parë nëse debatet do të ndikojnë tek votuesit e pavendosur, duke patur parasysh se votimet zhvillohen në nëntor.

Presidenti Joe Biden dha një përgjigje të drejtpërdrejtë më 15 maj lidhur me debatin mes kandidatëve për president.

“Donald Trump-i humbi dy debate ndaj meje në vitin 2020. Që atëherë, ai nuk ka dashur të debatojë. Tani ai po sillet sikur dëshiron të debatojë përsëri me mua.”

Debatet do të zhvillohen më 27 qershor dhe 10 shtator. Kandidati republikan për president, Donald Trump, parashtroi kërkesa të reja gjatë një tubimi fushate të premten në Minesota.

“Dua të debatoj me të dhe do të kërkoj që t’i bëhet testi i drogës, meqë ra fjala. Nuk dua që ai të vijë në debat i ‘droguar’ siç ishte në fjalimin drejtuar vendit në Kongres”, aludoi zoti Trump për Presidentin Biden.

Nuk ka asnjë provë që mbështet pretendimet e zotit Trump. Senatori demokrat Chris Van Hollen ngriti pikëpyetje për taktikat e debatit të ish-presidentit gjatë një interviste në programin “This Week” të kanalit ABC.

“Ai (Trump) dëshiron të krijojë këtë lloj atmosfere argëtimi si cirk, por zgjedhja do të jetë shumë e qartë. Kemi një kandidat që u rrit në Skranton të Pensilvanisë që lufton për klasën e mesme. Ai beson tek dinjiteti në punë dhe mirësjellja. Donald Trump-i përfaqëson kaosin”, tha Senatori Van Hollen.

Ish-këshilltari i fushatës së zotit Trump, Marc Lotter, theksoi rëndësinë e debatit presidencial gjatë një interviste në kanalin ABC.

“Do të jetë një kujtesë e drejtpërdrejtë, pasi Donald Trump flet rreth 90 minuta dy tre herë në javë nëpër tubime. Rrallë herë Joe Bien zhvillon ndonjë intervistë me pyetje të vështira. Do të jetë një sfidë për Presidentin Biden”, tha zoti Lotter lidhur me debatet presidenciale.

Në sallën e debateve nuk do të ketë audiencë. Gazetarët e rrjeteve CNN dhe ABC do të kenë mundësinë që të mbyllin mikrofonat nëse kandidatët përpiqen të ndërpresin njëri-tjetrin.

Debatet do të ndihmojnë amerikanët që të vendosin se për kë do të votojnë në zgjedhjet e nëntorit, thotë për Zërin e Amerikës profesoresha June Speakman e Universitetit Roger Williams.

“Trump-i dallohet për goditjen e të metave të kundërshtarit, dhe ka më pak interes tek diskutimi i çështjeve. Mendoj se Biden-i do të përpiqet të përqendrohet tek problemet, arritjet e tij ekonomike dhe më pak në karakteristikat e Trump-it si kandidat”.

Ndikimi tek votuesit është i lidhur me kohën kur zhvillohen debatet, thotë për Zërin e Amerikës John Fortier me Institutin “American Enterprise”.

“Përqendrimi vëmendjes nga votuesit është më i madh ndërsa afrohen zgjedhjet. Debatet kanë shikueshmëri të madhe dhe votuesit e pavendosur e përqendrojnë më shumë vëmendjen për të zgjedhur në minutën e fundit”.

Dy kandidatët vazhdojnë fushatat për të tërhequr votuesit. Zoti Trump do të zhvillojë një tubim në Bronks të Nju Jorkut më 23 maj. Presidenti Biden zhvillon një vizitë zyrtare në Nju Hampshire më 21 maj dhe pastaj shkon në Boston të shtetit Masaçusets./voa

Posted Under:
Anash Bota
Tagged:
Biden debat trump Zgjedhjet presidenciale

Nga e njëjta kategori

Pagat e magjistratëve dhe administratës së drejtësisë bllokohen, Shoqatat kërkojnë zbatimin e menjëhershëm të vendimit të Gjykatës Kushtetuese

më shumë...

Përfundon mbledhja e Ramës me ministrat dhe drejtuesit politikë, kryeministri largohet nga “Vila e Kuqe”

më shumë...

NATO dhe BE paralajmërojnë Rusinë, Von der Leyen e Rutte pas incidentit në Gjermani: Nuk do tolerojmë sjelljen e Moskës

më shumë...

Kush do e veshë fanellën “10” pas Mesit? Pas 21 vitesh, Argjentina gjen pasuesin

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

4:21

Pagat e magjistratëve dhe administratës së drejtësisë...

4:05

Përfundon mbledhja e Ramës me ministrat dhe...

3:58

NATO dhe BE paralajmërojnë Rusinë, Von der...

3:55

Kush do e veshë fanellën “10” pas...

3:52

Studimi zbulon moshën kur plakja përshpejtohet, ndryshimet...

3:47

Ervin Hodaj emërohet në krye të policisë...

3:44

Dyfishohen regjistrimet në FSHN, rritet interesi i...

3:30

Alimehmeti: Bashkia do “kokë”! Tirana nuk mund...

3:20

Aksident në Golem, makina përplaset me motorin,...

3:12

“Alo, Mourinho?”, Xhaka dhuron momentin viral (VIDEO)

3:05

Ka ende shpresë në Nepal, 119 persona...

2:59

PSG me rregull të ri për talentet!...

2:49

Çmenduri në Turqi, Leao “pushton” Stambollin! Ja...

2:46

Armando Broja ‘fërkon duart’! Lëvizja që mund...

2:38

Rreth 120 banorë të Fushë Arrëzit përfundojnë...

2:34

KLGJ dhe KLP rritën rrogat, Thesari i...

2:28

Dha dorëheqjen si ministre e Shëndetësisë, reagon...

2:27

Tentoi të kalonte në aeroport me armë,...

2:17

Afatet e paraburgimit, Apeli i GJKKO “rrëzon”...

2:09

Do trafikonte armë zjarri nga Shqipëria në...

Më të klikuarat

  • Aksidenti tragjik në Fushë Krujë-Rinas, humb jetën gazetari...
  • Tragjedi në Romë, prindërit vrasin vajzën e tyre 5-vjeçare m...
  • Merr sot zyrtarisht detyrën, ambasadorja e re e BE në Tiranë...
  • Aksident i rëndë në aksin Fushë Krujë–Rinas, një i vdekur dh...
  • Pas sulmit në Leipzig, Evropa dhe NATO përgatiten për përgji...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.