Subscribe

Regjisori Kristaq Mitro u shua mëngjesin e 3 prillit 2023 në Austri në moshën 77-vjeçare. Po ai mungon vetëm fizikisht. Bashkëshortja e tij Eliana, me të cilën ishin të pandarë, në një rrëfim prekës në “Vizioni i Pasdites”, tregon se ende nuk e ka pranuar ikjen e tij. Zonja Mitro me lot në sy thotë se ndonjëherë ende shpreson se bashkëshorti i saj do të kthehet në shtëpi.

Eliana Mitro: Një vit jashtëzakonisht i vështirë, një dhimbje e madhe që më mposhti. E dija veten shumë të fortë, por ja që diçka e madhe të thyen edhe ty. Unë me Kristaqin bashkëjetuam për 57 vite. Unë akoma nuk e besoj, akoma kur jam vetëm në shtëpi mendoj sikur ai është mbrapa meje, ose sikur është diku larg dhe do të kthehet. Më ka munguar që në mëngjes kur zgjohem dhe mendoj të pi kafen e mëngjesit. Më mungon ajo rutina që kishim secili. Kujtimet me fëmijët…mbesa e vogël kishte 10-vjetorin dhe kishim bërë programet që të festonim së bashku. Kristaqi në këtë ditëlindje nuk ishte. Na mungon në çdo aspekt. Një jetë e tërë…

Tregon edhe periudhën e gjimnazit kur kanë rënë në dashuri.

Eliana Mitro: Momentet më të bukura të jetës, kemi qenë të dy gjimnazistë, jemi dashuruar në gjimnaz. Ishte emocionuese. Unë fshihesha nga prindërit në radhë të parë, fshiheshim nga shoqëria. Ishte e bukur, ishin emocione të vërteta. Ne jemi njohur kur nuk e dinim se çfarë do të bëheshim në jetë. Duke filluar jetën së bashku hymë në jetën dhe profesionet e njëri-tjetrit.

Thotë se para ndarjes nga jeta regjisori punoi për një project të cilin e donte shumë, por për fat të keq nuk iu aprovua.

Eliana Mitro: Në kohën e pandemisë punoi mbi dy vjet mbi nëj roman të Roland Gjozës. Ishte roman i frymëzuar nga një ngjarje reale që i kishte ndodhur në një fshat të Pukës dhe Kristqai arriti deri aty sa shkoi dhe në Pukë. Por nuk iu aprovua. E vuajti shumë sepse donte ta realizonte shumë këtë film./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *