Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
04 July 2026
Vizion fokus

Zjarri në Shëngjin del jashtë kontrollit, flakët përhapen nga...

Netanyahu dhe Trump së shpejti pritet të takohen në...

Të shtëna me armë zjarri në një qendër tregtare...

Protestuesit marshojnë në rrugët e kryeqytetit, destinacioni Komisariati Nr....

Zjarr në Shëngjin, flakët i afrohen rrugës kryesore

Spanjë/ Zjarr masiv në Costa Brava, izolohen mbi 10...

SHBA paralajmërojnë Poloninë: Moska po përgatitet për provokim të...

Rritet rreziku i zjarreve, Portugalia kërkon mbështetje me avionë...

Kremlini: BE duhet të marrë parasysh rastin e Nord...

Dita e 34-ët e protestës, qytetarët sërish në shesh

Dita Kombëtare e Drejtësisë, Metani: Të shtojmë përpjekjet për rritjen e nivelit të kulturës juridike të shoqërisë

10 Maj 18:25

Në vijim të vizitës së punës në SHBA, e në kuadër të Ditës kombëtare të Drejtësisë, Inspektori i Lartë i Drejtësisë Artur Metani zhvilloi një bashkëbisedim me juristë dhe profesionistë shqiptarë në Nju Jork, një takim i organizuar nga “Rrjeti i Profesionistëve dhe Sipërmarrësve Shqiptarë” (The Albanian Professionals and Entrepreneurs Netëork- APEN).

Bashkëbisedimi u drejtua nga gjyqtarja e parë shqiptare e zgjedhur në Nju Jork, znj. Edit Shkreli e Gjykatës Civile të Bronksit, me të cilën Metani u ndal tek ndryshimet e realizuara në Shqipëri në kuadër të reformës në drejtësi me institucione të reja, një prej të cilave është edhe Inspektori i Lartë i Drejtësisë. Pas prezantimit të rolit dhe funksioneve të institucionit që drejton, z. Metani iu përgjigj interesimit mbi aspekte të ndryshme të shtetit të së drejtës dhe institucioneve në Shqipëri.

Duke folur për ndryshimet dhe pritshmëritë ndaj sistemit të drejtësisë, Metani solli në vëmendje rolin e institucioneve, por edhe të shoqërisë, në raport me drejtësinë e shtetin e së drejtës.

“Ne kemi nevojë për një shoqëri që zhvillohet dhe përparon bazuar në koncepte të demokracisë dhe të shtetit ligjor, sepse drejtësia nuk mund të administrohet vetëm nga institucionet e saj, por edhe nga gjithë shoqëria, përmes informimit, sjelljes etike dhe respektimit të të drejtave të njeriut. Sot, sistemi i drejtësisë ka qenë dhe mbetet një nga temat më të nxehta të debatit publik në Shqipëri. Drejtësia është një temë që ngjall interes publik.  Sot duhet të shtojmë përpjekjet për rritjen e nivelit të kulturës juridike të shoqërisë sonë. Aksesi i shtetasve shqiptarë mbi njohuritë mbi ligjin është themelor për garantimin e një sistemi drejtësie efektiv. Kështu, informimi dhe dhënia e njohurive për ligjin, mbi të drejtat, institucionet ligjzbatuese, përgjegjësitë apo tjetër, nuk janë të lidhura vetëm me arsimimin juridik, por janë përbërësit e kulturës dhe nevojës qytetare për qasjen ndaj shtetit të së drejtës.

Në të njëjtën kohë, shtetasve shqiptarë u duhet dhënë mundësia, që të orientohen brenda spektrit të gjerë ligjor, duke njohur të drejtat dhe detyrimet e tyre. Të kuptojnë rolin dhe funksionet e institucioneve dhe mekanizmave të dhënies së drejtësisë, si dhe të kuptojnë konceptin e qytetarisë në shtetin e së drejtës. Shtetasit shqiptarë mund të organizohen e bashkëveprojnë për të mbikëqyrur veprimtarinë e organeve të sistemit të drejtësisë, si dhe të ushtrojnë presion me mjete demokratike mbi këto organe, për të nxitur mbarëvajtjen e çështjeve me interes publik.

Ne duhet të punojmë për ndryshimin e mentalitetit të aktorëve të sistemit të drejtësisë, i cili duhet të bazohet në një kuptim të plotë të shtetit të së drejtës. Është e rëndësishme që shoqëria shqiptare të përqafojë frymën dhe rregullat e një kulture të përgjithshme të sundimit të ligjit. Pa një kulturë të thellë juridike, sistemi i drejtësisë kthehet në një sistem sipërfaqësor formal dhe pa vlera. Një sistem drejtësie i pavarur, me integritet, transparent dhe efikas do të garantohet vetëm nëse shteti i së drejtës përvetësohet nga të gjithë ne, nga magjistratët, nga profesionistët e së drejtës, klasa politike, media, shoqëria civile, si dhe vetë shtetasit shqiptarë” tha mes të tjerash Inspektori i Lartë i Drejtësisë.

Në takim përshëndeti edhe përfaqësuesja e përhershme e Shqipërisë në OKB, ambasadore Suela Janina, e cila vlerësoi rolin dhe punën e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë në sistem dhe për forcimin e shtetit të së drejtës.

Gjatë bashkëbisedimit me profesionistë të së drejtës, Metani i ftoi të bashkëpunojnë ose punojnë me Zyrën e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë. Eventi është pjesë e konceptit të komunikimit publik të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, përmes organizimit të forumeve të hapura e takimeve me shtetas shqiptarë, të cilët përfaqësojnë një model të suksesshëm nga pikëpamja shoqërore dhe profesionale në fushën e të drejtës, jo vetëm në Shqipëri po edhe jashtë saj. Nëpërmjet këtyre aktiviteteve synohet kontributi i këtyre individëve, që nëpërmjet prezantimit të arritjeve të tyre personale, sfidave të hasura si dhe sukseseve të arritura, të jepen modele të mira për t’u ndjekur, pse jo të kontribuojnë personalisht në ecurinë e zbatimit të Reformës në Drejtësi në Shqipëri.

Posted Under:
Anash Vendi
Tagged:
drejtesia metani Vizion Plus

Nga e njëjta kategori

Zjarri në Shëngjin del jashtë kontrollit, flakët përhapen nga era e fortë, plagoset një i ri

më shumë...

Netanyahu dhe Trump së shpejti pritet të takohen në SHBA

më shumë...

Të shtëna me armë zjarri në një qendër tregtare në Michigan, dy viktima

më shumë...

Protestuesit marshojnë në rrugët e kryeqytetit, destinacioni Komisariati Nr. 3

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lemon Soda

Minute pas minute

10:59

Zjarri në Shëngjin del jashtë kontrollit, flakët...

10:49

Netanyahu dhe Trump së shpejti pritet të...

10:19

Të shtëna me armë zjarri në një...

9:59

Protestuesit marshojnë në rrugët e kryeqytetit, destinacioni...

9:40

Disa truke për ta bërë më të...

9:35

Zjarr në Shëngjin, flakët i afrohen rrugës...

9:17

Spanjë/ Zjarr masiv në Costa Brava, izolohen...

9:13

SHBA paralajmërojnë Poloninë: Moska po përgatitet për...

8:43

Rritet rreziku i zjarreve, Portugalia kërkon mbështetje...

8:37

Shenjat që tregojnë se nuk pini ujë...

8:10

Kremlini: BE duhet të marrë parasysh rastin...

7:56

Përmirëson tensionin e gjakut dhe nivelin e...

7:32

Dita e 34-ët e protestës, qytetarët sërish...

7:00

Zelensky: Ukraina mund ta tejkalojë Rusinë në...

6:59

Serbia arreston një shtetas të Kosovës në...

6:43

Armëpushimi me Izraelin, më shumë se 600...

6:34

SPAK jep detaje për arrestimin e Adi...

6:26

Temperatura të larta në Belgjikë, vala e...

6:17

Marina Orikum mirëpret edicionin e 15-të të...

5:52

Mashtroi qytetarët me 50 mln euro, momenti...

Më të klikuarat

  • Bonus për pensionistët dhe personat me aftësi të kufizuar, j...
  • E rëndë, mbytet 29-vjeçarja në Vlorë (EMRI)
  • Arratisja e Hasan Ferracakut, AMP arreston 4 punonjës polici...
  • I shpallur në kërkim ndërkombëtar për mashtrimin e qytetarëv...
  • ‘Rama jepe dorëheqjen…’/ Piro Lutaj: SR...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.