Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka mbërritur në Shtëpinë e Bardhë ku është takuar me Presidentin Joe Biden.

Zelensky ka hasur në rezistencë të konsiderueshme republikane gjatë përpjekjeve të tij për të siguruar më shumë ndihmë amerikane.

Presidenti Biden i ka thënë homologut të tij se do të ishte një “dhuratë e Krishtlindjeve” për Vladimir Putinin nëse Kongresi nuk arrin të miratojë ndihmën e re ushtarake për Kievin.

Duke folur në Zyrën Ovale në Shtëpinë e Bardhë, Biden i tha Zelenskyt se “ne do të qëndrojmë në anën tuaj”.

Pavarësisht përpjekjeve të presidentit, republikanët mbeten rezistent ndaj një pakete ndihme prej 61 miliardë dollarësh për Ukrainën e shkatërruar nga lufta.

Nga ana tjetër, Zelensky falënderoi Amerikën dhe aleatët e tjerë për mbështetjen e Ukrainës.

Ai tha se “Ukraina mund të fitojë” kundër Rusisë, dhe përmendi në mënyrë specifike mposhtjen e forcave ruse në Detin e Zi.

Zelensky tha se donte të forconte sistemin e mbrojtjes ajrore të Ukrainës, i cili mbetet kyç për mbrojtjen e popullatës civile të vendit./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *