Presidenti amerikan Donald Trump u tha pjesëmarrësve në një miting në Oklahoma se ai u kërkoi zyrtarëve të ulnin testimet për koronavirusin sepse po zbuloheshin shumë raste në vend.

“Këtu është pjesa e keqe: Kur bëni testime në masë, ju do të gjeni më shumë njerëz, do të gjeni më shumë raste. Kështu që unë thashë ulni testimet. Ata testojnë dhe vetëm testojnë”, i tha Trump turmës.

Koronavirusi, shtoi Trump, ka shumë emra, duke përfshirë “Kung Flu”, një term që duket se është një referencë për Kinën, nga ku vjen COVID-19.

Deklaratat e Trump për testimet më vonë u përshkruan si shaka nga një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë.

“Ishte thjesht një shaka”, tha ai.

Pothuajse 120,000 njerëz kanë vdekur me COVID-19 në SHBA që nga fillimi i pandemisë, një numër për të cilin ekspertët e shëndetit thonë se mund të ishte shumë më i lartë nëse nuk do të bëheshin testime.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *