Subscribe

Rreth një muaj nga ekzekutimi i vellezerve Bilali ne shkoder, policia arrestoi dy persona si autore te dyshuar te vrasjes, nderkohe qe shpalli ne kërkim edhe dy te tjere.

Arsen Stojku 29 vjeç dhe Myslym Rama 23 vjeç, te dy banues në fshatin Mjedë te Vaut te Dejës, akuzohen për vrasje me paramendim kryer në bashkëpunim si dhe per armë mbajtje pa leje.

Ata u prangosën me urdhër te prokurorise, gjatë operacionit te koduar me emrin “Livadhe”.

Për krimin e rëndë po kërkohet edhe Ibrahim lici 26 vjec. Ai besohet se është autori kryesor i vrasjes se dy vellezerve Bilali. Ndërsa një shok i tij është identifikuar si bashkëpunëtor në planin e arratisjes.

Sipas Prokurorisë, rezulton se autoret e kanë planifikuar, organizuar dhe kryer në bashkëpunim vrasjen e dyfishtë.

Gjatë operacionit, policia bllokoi si prova materiale një makinë dhe tre aparateve celulare, të cilët janë përdorur nga autorët gjatë krimit.

Grupi hetimor dyshon se ekzekutimi i vellezerve Astrit dhe Brahim Bilali është rrjedhojë e përplasjes disa vjeçare të bandave rivale, e për këtë arsye pritet që këto arrestime të hedhin dritë edhe mbi vrasjet e mëparshme ende të pazbardhura.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *