Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
17 August 2026
Vizion fokus

Aksident tragjik, humbin jetën pesë adoleshentë

Hamasi i kërkon Trump të bëjë presion mbi Izraelin

Huthit sulmojnë një anije në Detin e Kuq

Zjarr i madh përfshin një park kombëtar në Sllovaki

“Skafi mori flakë menjëherë”, i plagosuri rrëfen momentet e...

Përfundon dita e 79 e protestës, nis marshimi në...

Vlorë/ Shpërthen motori i skafit gjatë riparimit, 4 të...

Vijon të mbetet e rënduar situata në pyjet e...

Zjarret në Shqipëri/ Ministria e Mbrojtjes: 7 vatra aktive,...

Tragjedi në brigjet e Libisë, 7 emigrantë humbin jetën...

Zbardhet plagosja me armë e 28-vjeçarit në Fresk, kush janë 3 të rinjtë e përfshirë në krim

3 Gusht 13:50

Klejvis Caka, i njohur edhe me mbiemrin Lusha, është shpallur në kërkim nga policia si autor i dyshuar i plagosjes me armë zjarri të 28-vjeçarit Juglen Abazi. I riu 26-vjeçar, banues në Tiranë, është identifikuar përmes kamerave të sigurisë në zonë, pasi vetë i plagosuri nuk ka dhënë detaje të qarta mbi autorin.

Ndaj Cakës rëndojnë disa vepra penale, përfshirë “Vrasje me dashje” e mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Policia e Tiranës ka arrestuar në flagrancë Xhonatan Qerimin, 27 vjeç, banues në Tiranë, i dyshuar për veprën penale “Përkrahje e autorit të krimit”. Po ashtu, është shpallur në kërkim edhe Andi Gurra, 26 vjeç, banues në Tiranë, për të njëjtën vepër penale.

Sipas hetimeve paraprake, të mbështetura nga pamjet filmike dhe dëshmitarë në vendngjarje, dyshohet se Qerimi dhe Gurra kanë ndihmuar autorin e dyshuar të largohet menjëherë pas plagosjes.

Policia po heton në pistën e një konflikti mes palëve, por ende nuk është sqaruar nëse përplasja ishte e çastit apo rrjedhojë e një mosmarrëveshjeje të mëparshme.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e 2 gushtit në zonën e Freskut, ku Juglen Abazi po lëvizte me automjetin e tij tip “Mercedes” dhe u qëllua me armë zjarri nga Klejvis Caka. Autori, pas kryerjes së plagosjes, është larguar qetësisht nga zona dhe më pas është ndihmuar nga dy bashkëpunëtorët e tij.

I plagosuri ka braktisur menjëherë automjetin dhe, pranë vendngjarjes, ka gjetur kunatin e tij, i cili e ka transportuar me urgjencë në spital, duke i shpëtuar jetën. Abazi ka marrë një plumb në këmbë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Mjekët po monitorojnë gjendjen e tij dhe pritet që në ditët në vijim të jetë në gjendje të japë një dëshmi më të qartë, pasi deri më tani ka dhënë deklarata kontradiktore, duke u treguar i rezervuar ndaj bashkëpunimit me policinë dhe duke tentuar të minimizojë ngjarjen.

Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim.

/vizionplus.tv

Posted Under:
Aktualitet Kryesoret Vendi
Tagged:
Fresk plagosja

Nga e njëjta kategori

“Skafi mori flakë menjëherë”, i plagosuri rrëfen momentet e shpërthimit në Vlorë

më shumë...

Vlorë/ Shpërthen motori i skafit gjatë riparimit, 4 të plagosur, njëri me djegie të shumta

më shumë...

Zjarret në Shqipëri/ Ministria e Mbrojtjes: 7 vatra aktive, mbi 400 forca në terren dhe 3 helikopterë

më shumë...

“Fluturoi helika më pas shpërtheu në flakë”, dëshmitarja tregon momentin e përplasjes së helikopterit në Greqi: Vdiqën të gjithë

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

10:49

Aksident tragjik, humbin jetën pesë adoleshentë

10:47

Hamasi i kërkon Trump të bëjë presion...

10:31

Huthit sulmojnë një anije në Detin e...

10:29

Krem apo sprej kundër diellit? Ja cili...

10:16

Zjarr i madh përfshin një park kombëtar...

10:04

“Skafi mori flakë menjëherë”, i plagosuri rrëfen...

9:42

Përfundon dita e 79 e protestës, nis...

9:08

Si të dallojmë dikë që gënjen

9:02

Vlorë/ Shpërthen motori i skafit gjatë riparimit,...

8:47

Vijon të mbetet e rënduar situata në...

8:34

Zjarret në Shqipëri/ Ministria e Mbrojtjes: 7...

7:52

Tragjedi në brigjet e Libisë, 7 emigrantë...

7:47

Dita e 79-të e protestës, qytetarët marshojnë...

7:34

Sulm me armë, vriten 3 persona, mes...

7:26

Ushqimet që lehtësojnë fryrjen dhe qetësojnë tretjen

7:15

Irani kërcënon SHBA-në: Do të marrim vendime...

7:09

“Fluturoi helika më pas shpërtheu në flakë”,...

6:40

Fluks i lartë qytetarësh në pikën kufitare...

6:32

Aksident tragjik në Greqi, rrëzohet helikopteri gjatë...

6:18

Pamje të rënda! Momenti kur taksisti përplas...

Më të klikuarat

  • 42-vjeçari shqiptar i rrahu për vdekje nënën, mesazhi rrëqet...
  • Pas dorëheqjes së Arben Carës, Lamallari prezanton drejtorin...
  • Sulm me armë, vriten 3 persona, mes tyre një grua shtatzënë
  • Po udhëtonte nga Tirana drejt Bolonjës, shqiptari humb jetën...
  • Berisha: Ylli Zalla nuk u arrestua nga policia, por u vetëdo...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.