E martë, 20 Tetor 2026 Trazira në Parajsë deri në 14:00 Në vijim ora 14:00: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Vijon të mbetet e rënduar situata në pyjet e Tërbunit dhe Gjegjanit, Bashkia Pukë kërkon ndërhyrje nga ajri

Vijon zjarri në pyjet e Tërbunit dhe livadh Hamzit, situata nuk paraqitet e mirë. Zjarri i shtyrë nga era e fuqishme përparon drejt pyjeve të Tërbunit dhe Gjegjanit.

Është punuar sot gjithë ditën me të gjitha strukturat gjithashtu kemi pas mbështetjen e efektiveve të FA .

Reklamë

Megjithëse vatrat izoloheshin herë pas herë era e fuqishme i nxjirrte jashtë kontrollit sidomos pasdite.

Në këto momente po dërgojmë një automjet në zonen e Gojanit që mos të ketë ndonjë problem gjatë natës nga ererat e forta.

Bashkia Pukë ka kërkuar që ditën e neserme të ndërhyhet nga ajri.

Vazhdo të lexosh

Reklamë