E shtunë, 17 Tetor 2026 Diagnozë deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Huthit sulmojnë një anije në Detin e Kuq

Rebelët Huthi, që mbështeten nga Irani, deklaruan se sot, më 17 gusht, kanë shënjestruar një anije saudite dhe katër anije shoqëruese në Detin e Kuq.

Lidhur me këtë pretendim të rebelëve jemenas ende nuk ka ndonjë reagim nga autoritetet saudite.

Reklamë

Zëdhënësi ushtarak i grupit, Yahya Saree, publikoi në rrjetet sociale informacionin se anija saudite u godit me raketa nga Moça, në bregun e Jemenit.

Ndërkohë, duke cituar mediat lokale, Al-Jazeera raportoi se katër persona janë vrarë dhe tetë janë plagosur në sulmet e kryera nga rebelët Huthi në qytetet jemenase të Maribit dhe Moças.

Reklamë

Autoritetet lokale thanë se gjashtë raketa balistike dhe katër dronë goditën Maribin, duke plagosur katër persona. Sipas raportimeve qyteti Moça po ashtu është sulmuar nga rebelët në ditët e fundit.

Më herët, gjashtë persona u raportuan të vrarë, përfshirë tre pakistanezë dhe dhjetë të plagosur, pasi rebelët Huthi sulmuan një anije mallrash në Moça, të Detit të Kuq. Muajin e kaluar, rebelët Huthi njoftuan se do të vendosnin bllokadë ndaj porteve saudite.

Vazhdo të lexosh

Reklamë