E premte, 16 Tetor 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Aksident tragjik, humbin jetën pesë adoleshentë

Pesë adoleshentë kanë humbur jetën dhe katër persona të tjerë janë plagosur rëndë në një aksident tragjik në Irlandë, pasi një makinë po lëvizte në drejtim të kundërt në autostradë.

Policia irlandeze konfirmoi se të pesë viktimat ishin djem të rinj dhe se trupat e tyre janë nxjerrë nga vendi i aksidentit.

Reklamë

Ata po ecnin në kahun e kundërt, në autostradë, kur janë përplasur ballë për ballë me një makinë tjetër, në të cilën ndodheshin katër persona – tri gra, dy në të 30-at dhe një në të 20-at, si dhe një djalë. Të gjithë janë dërguar me urgjencë në spital me lëndime të rënda.

“Anëtarët e këtyre familjeve po udhëtonin të pafajshëm kur u goditën nga një automjet që po lëvizte në drejtim të gabuar në autostradë”, thanë autoritetet, të cilët e cilësuan të papërgjegjshme dhe jashtëzakonisht të rrezikshme lëvizjen e mjeteve në drejtimin e gabuar.

Reklamë

Ky nuk është rasti i parë, pasi vetëm një javë më parë në një tjetër përplasje ballore në autostradën M50 në Dublin u plagosën nëntë persona, pasi një makinë po lëvizte në drejtim të kundërt.

Kjo ka shtuar kontrollet e policisë në rrugë, që të mund të ndalojnë automjetet që lëvizin në drejtim të kundërt, ndërsa aksidenti me pesë të vdekur po hetohet nga autoritetet.

Vazhdo të lexosh

Reklamë