Dy efektivët që mbetën të plagosur në Mamurras nga të shtënat me armë zjarri identifikohen si Flamur Lleja dhe Ilir Zekja.

I lënduar ka mbetur gjithashtu edhe një qytetar, Nikoll Vorfi, i cili ndodhej rastësisht në vendin ku ndodhi ngjarja.

Mësohet se punonjësit e policisë ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, uniformat blu kanë rrethuar perimetrin e zonës ku ka ndodhur plagosja dhe vijojnë punën për zbardhjen e ngjarjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *