Ajo është padiskutim një nga figurat më ë njohura  politike. E shohim jo në pak raste të ftuar në studio  televizive ku shpreh opinione politike dhe jo  vetëm.

 

Në një takim ndryshe në emisionin “Vizioni i Pasdites” në Vizion Plus  Zana Guxholli,  na ka prezantuar për herë të parë nusen e saj, një shtetase amerikane,  Michel  Biring Pani .

 

Të dyja, të ftuara në studio kanë ndarë për publikun marrëdhënien e tyre si nuse-vjehrrë.

 

Ajo ç’ka mësuam nga nusja Michel për Zana Guxhollin është se Zana  është një vjehrrë shumë moderne dhe se i vetmi konflikt që ato kanë është për fëmijët, Zana është një gjyshe shumë e dhënë pas 2 mbesave të saj dhe kujdeset çdo moment për to.

 

Të dyja, nuse dhe vjehrrë  kanë zbuluar dhe sekretin e një marrëdhënieje kaq pozitive dhe mesa duket merita i takon Zana Guxhollit, e cila nuk përfshihet për asnjë arsye në marrëdhënien e djalit të saj me nusen Michel.

 

Zgjedhja e tyre për të jetuar në shtëpi të ndryshme, gjithashtu ka ndihmuar në pasjen e një marrëdhënieje korrekte.

 

Zana Guxholli, ish këshilltarja e PD për financat nuk mund të mos fliste edhe per politiken. Ajo u shpreh se ka mall per adrenalinen qe i jepte angazhimi në jetën politike. E larguar prej disa vitesh nga sfera politike Zana Guxholli i është dedikuar botës akademike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *