Në bashkëbisedimin e fundjavës me qytetarët në rrjetet sociale, kreu i PD, Sali Berisha garantoi mbështetje të plotë të opozitës për qindra protestues që dalin çdo ditë kundër qeverisë.
Protesta e kesaj tes htune shtoi Berisha, do të jetë masive dhe madhështore sepse do të marrë pjesë edhe diaspora.
“Sot, kjo protestë merr përmasat më të jashtëzakonshme që nga fillimi i saj, pasi demokratet e demokratët, mbështetësit e PD po vërshojnë nga të katër anët e Shqipërisë. Qytetaret dhe qytetarët pa parti po vërshojnë nga të katër anët e Shqipërisë. Dhe përveç kësaj, diaspora shqiptare ka mësyrë vendin e vet dhe rrugët, aeroportet, tragetet sjellin dhjetëra mijëra shqiptarë këtë natë në protestën më kulmore rinore qytetare të kombit shqiptar në Tiranë për dorëheqjen e narkodiktatorit, e kreut të Meduzës të regjimit të bazuar në drogën, vjedhjen dhe farsën zgjedhore të shqiptarëve”, tha Berisha.
Vala e protestave, sipas Berishës, po tregon se fundi politik i kryeministrit Edi Rama është i afërt.
“Edi Rama vazhdon betejën e tij donkishoteske duke shpallur armiq të popullit një grup blogeresh dhe blogerësh, të cilët sipas tij pasi rreshtoi agjenturat iraniane, greke dhe ruse, tani ka shpallur si armiq të rrezikshëm të Shqipërisë blogeret, blogerët, internetin, mediat sociale dhe me radhë. Në vend se të dëgjojë zërin e tyre, të plotësojë pesë kërkesat menjëherë të protestës mbarëpopullore jopartiake rinore qytetare, ai vazhdon të përçmojë, vazhdon të fyejë, vazhdon të injorojë këtë zhvillim historik, i cili nuk mund të dështojë në asnjë mënyrë dhe po afron ditën e fundit të këtij regjimi të urryer për mbarë shqiptarët, për kombin shqiptar”, shtoi Berisha.
Sali Berisha iu bëri thirrje të gjithë demokratëve të vërshojnë drejt Tiranës për protestën duke shtuar se edhe Parlamenti Europian po i ndjek me interes zhvillimet në Shqipëri e ka kërkuar shpalljen e moratoriumit për zonat e mbrojtura.





