Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
05 August 2026
Vizion fokus

Rusia kryen një nga sulmet më të rënda të...

Igli Tare grabitet në tren në Romë, policia arreston...

SHBA ka përdorur pjesën më të madhe të raketave...

Dita e 66 e protestës, qytetarët marshojnë në rrugë

Zjarret e qëllimshme, mbi 400 të arrestuar në Francë

“Çmendet” moti! Bota në “luftë” me zjarret, Zelanda e...

“Kur fati të troket 2 herë në jetë”, hodhi...

BE-ja shpreh mbështetjen për Spanjën pas krizës në Ceuta,...

Policia shqiptare dhe ajo italiane patrullojnë sëbashku në Durrës,...

I nxehti ekstrem “pushton” Korenë e Jugut, humbin jetën...

Përfundon pas 5 orësh mbledhja e Ramës me ministrat dhe deputetët, porosia që iu la kryeministri

20 Qershor 16:29

Ka përfunduar pas 5 orësh mbledhja e grupit Parlamentar të PS-së dhe kabinetit. Kryeministri Edi Rama pas mbledhjes është larguar nga Pallati i Brigadave.

Në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PS të mbajtur me dyer të mbyllura, kryeministri Edi Rama ka kërkuar nga deputetët që të jenë më shumë prezent në rrjetet sociale.

“Ne nxjerrim një punë dhe nuk merr algoritëm”, mësohet të ketë thënë kryeministri në mbledhje.

Sipas Ramës deputetët duhet të nxjerrin punët që bën qeveria me argumentat përkatës.

Në një moment Rama i është drejtuar Braçes duke thënë: Nxjerr Erioni koshat e mbushur me mbeturina por nuk nxjerr koshat e pastra.

Replika e Braçes për këtë çështje drejtuar kryeministrit ka qenë se e bën këtë gjë se nuk ka gjetur zgjidhje.

“E bëj këtë gjë sepse nuk ka gjetur zgjidhje”, mësohet të ketë thënë Braçe.

Mes shumë diskutimesh, Rama në mbledhje foli edhe për investimin në Zvërnec. Ai tha se çështja mori përmasa ndërkombëtare në një kohë shumë të shkurtër, duke theksuar se shumë njerëz që nuk e njihnin zonën apo projektin, krijuan qëndrime të forta mbi të.

Sipas Ramës, reagimet ndaj projektit nuk u bazuan në analiza të detajuara, por u ndikuan nga emocione, perceptime dhe debate ideologjike që shkojnë përtej kufijve të Shqipërisë.

Rama iu përgjigj gjithashtu zërave kritikë duke theksuar se anëtarësimi në Bashkimin Europian mbetet objektivi strategjik i Shqipërisë.

Sipas tij, procesi i integrimit përfshin të gjitha çështjet që qytetarët po ngrihen në protestë, nga ekonomia te arsimi dhe mirëqenia sociale.

Mbledhja erdhi në një moment të ndjeshëm politik, kur prej disa ditësh në vend po mbahen protesta qytetare kundër projektit të parashikuar në Zvërnec dhe ndryshimeve në ligjin për zonat e mbrojtura.

Takimi gjithashtu u zhvillua në një kohë kur mazhoranca po përballet edhe me largimin e një deputeteje nga radhët e saj, atë të Marjana Koçekut, e cila kryesonte listën e socialistëve të Shkodrës.

Posted Under:
Anash Politike Vendi

Nga e njëjta kategori

Kishin mbetur të bllokuar në Kanionet e Gjipesë, policia shpëton turistin holandez dhe 2 fëmijët e mitur

më shumë...

Kontrolle blic në Fier, Policia shton masat për parandalimin e ngjarjeve kriminale

më shumë...

Zjarri në Mallakastër del jashtë kontrollit, flakët rrezikojnë masivin pyjor të Lofkëndit

më shumë...

Rusia kryen një nga sulmet më të rënda të vitit, godet Kievin me raketa dhe dronë, të paktën 14 viktima

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

9:19

Kishin mbetur të bllokuar në Kanionet e...

9:09

Kontrolle blic në Fier, Policia shton masat...

9:07

Zjarri në Mallakastër del jashtë kontrollit, flakët...

8:24

Rusia kryen një nga sulmet më të...

8:17

Horoskopi! Yjet kanë një paralajmërim, zbuloni çfarë...

8:14

Parashikimi i motit për këtë të mërkurë,...

7:53

Aksident fatal në aksin Korçë–Maliq, humb jetën...

11:13

Igli Tare grabitet në tren në Romë,...

11:02

Zjarr në varrezat e fshatit Libonik, në...

10:37

WhatsApp po teston funksionin e ri, mesazhet...

10:35

DETAJE/ Vrasja e të riut shqiptar në...

10:18

Ja pse trupi tenton të rikthejë kilogramët...

10:16

SHBA ka përdorur pjesën më të madhe...

10:04

I nxehti ekstrem bëhet shkak për pagjumësinë...

9:49

Dita e 66 e protestës, qytetarët marshojnë...

9:33

“Nuk kemi marrëveshje”, Kurti flet pas takimit...

9:33

A duhet ta kontrolloni telefonin e partnerit/es?

8:57

Vendosni një gjethe dafine në lavatriçe gjatë...

8:43

Zjarret e qëllimshme, mbi 400 të arrestuar...

8:34

“Çmendet” moti! Bota në “luftë” me zjarret,...

Më të klikuarat

  • Vritet 38-vjeçarja britanike në Athinë, kamerat filmojnë kam...
  • Igli Tare grabitet në tren në Romë, policia arreston autorin...
  • EMRAT/ Kush janë të arrestuarit që u përgatitën për të bërë...
  • Shpallen non grata dy persona, Bekir Halimit e Valon Belës i...
  • Fund tragjik i kërkimeve për bashkëshortin e ministres itali...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.