Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, Yuri Kim ka publikuar një mesazh drejtuar kryeministrit Edi Rama, kryedemokratit Lulzim Basha dhe të gjithë udhëheqësve të tjerët lidhur me marrëveshjen e 5 qershorit.

 

Përmes një postimi në “twitter”, kryediplomatja shkruan se të gjitha angazhimet, propozimet dhe kundër-propozimet duhet të jenë me mirëbesim.

 

Mes të tjerash, ajo theksoi se do ta kenë gjithmonë mbështetjen e SHBA.

 

“I kujtojmë kryeministrit Edi Rama, Lulzim Bashës dhe udhëheqësve të tjerë për të gjitha angazhimet që ata kanë bërë gjatë dhe pas marrëveshjes së 5 qershorit. Angazhimit, propozimet dhe kundër-propozimet duhet të jenë me mirëbesim. SHBA do t’ju mbështë gjithmonë, por liderët shqiptarë, janë pala përgjegjëse”, shkruan kryediplomatja.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *