Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
25 April 2026
Vizion fokus

Aksident në Vermosh, një i plagosur

Aksident i rëndë në aksin Elbasan-Cerrik, humb jetën një...

Donald Tusk thumbon Viktor Orban: Më në fund një...

Trump dërgon Witkoff dhe Kushner në Pakistan për bisedimet...

Aksidenti me vdekje në Fushë Krujë, policia jep detaje...

Shtëpia e Bardhë: Witkoff dhe Kushner nisen nesër për...

Merz: BE mund të lehtësojë sanksionet ndaj Iranit, nëse...

Spanja dhe Irlanda bojkotojnë transmetimin e Eurovisionit, Sllovenia do...

Popullariteti i Putinit bie për të shtatën javë radhazi

Aksident tragjik në superstradën Fushë Krujë-Milot, 1 viktimë dhe...

Xhepa: Projektet e planifikuara shkojnë 2 miliardë euro, borxhi publik do të rritet

22 Nëntor 21:23

Parlamenti miratoi në parim Buxhetin e Shtetit për vitin e ardhshëm, ndërkohë që opozita ka vijuar bojkotin. Ajo nuk mori pjesë në asnjë çast në diskutimin e tij në seancë.

 

Por nga disa foltore jashtë sallës herë pas here e ka cilësuar projektin e buxhetit si një zhvatje qe qeveria u ben qytetareve.

 

Nga ana tjetër qeveria e ka cilesuar projektbuxhetin si me te mirin e pergatitur deri me sot, kurse opozita si buxhetin me katastrofik te mundshem. Buxheti i shtetit do te kape shifren e afro 5 miliarde dollareve.

 

Për të folur më shumë në lidhje me këtë vendim i ftuar në edicionin qendror të lajmeve është profesori i ekonomisë Selami Xhepa .

 

Qeveria mendon se ky është buxheti i infrastrukturës së transportit?

Nëse do të shikojmë alokimin e të gjithë të ardhurave  të buxhetit kuptohet se pjesa e shpenzimeve në infrastrukturë vazhdon të ngelet më e rëndësishme, duke nënkuptuar se pas arsimit dhe shëndetsisë bashkë me infrastrukturën bëjnë dhe tre komponentët më të rëndësishme publike, në ekonomi. Arsyeja që qeveria e konsideron buxheti me ndryshime në infrastrukturë, i detikohet projekteve të partneritetit publik dhe privat sepse në fakt nëse do të shikojmë shifrat e buxhetit të shtetit do të shikojmë se kjo nuk është e vërtetë.

 

Rritja e rrogave dhe pensioneve, në disa sektorë si në shendetsi dhe në arsim, në fakt asnjëherë nuk mjafton rritja, por çfarë tregon kjo rritje për buxhetin në vendin tonë?

Në fakt rritja e pagave dhe e pensioneve lidhet me produktivitetin e ekonomisë, një ekonomi që prodhon më shumë produktivitet rrit dhe produktivitet normalisht duhet të ndajë dhe më shumë për anëtarët e shoqërisë, fakti është se ne nuk kemi pasur rritje të pagave për gjatë 4-5 viteve të fundit , dëshmohet dhe nga fakti se parametrat buxhetorë kanë qenë në vështirëse. Kjo rritje është një indeksim dhe kompesim në të ardhurat e munguara gjatë viteve të fundit, unë mendoj se është akoma shumë e pjesshme duke menduar standartet e jetës së sotme, dhe kushtet social ekonomike të vendit, nevoja për të rritur më shumë të ardhurat e qytetarëve është nevojë prioritare.

 

Më parë ju përmendit projektin 1 miliardë euro të qeverisë opozita nënvizon në fakt, se me këtë projekt të qeverisë, do të rritet pesha e borxhit publik në limite të rrezikshme. Cili është mendimi juaj në lidhje me këtë?

Sipas angazhimit që ka qeveria dhe në ligjin buxhetor, deri në vitin 2021 është e detyruar që të ulë borxhin publik deri nën 60% të prodhimit të brendshëm, efektivisht duhet të ulet pesha e borxhit publik me një miliardë euro. Efektivisht qeveria këtë masë të reduktimit të borxhit publik, qeveria do ta kompesoje në formën e partneritetit publik privat, kështuqë ne defakto nuk do të kemi reduktim të borxhit publik, pavarësisht në dukjen e jashtme, por ne do të kemi një rritje të borxhit sepse pesha nuk është thjesht një miliardë, por projektet e planifikuara shkojnë më shumë se 2 miliardë euro.

 

Pse është i rrezikshëm niveli i borxhit publik 80% në një ekonomi si Shqipëria, ndërkohë që vendet perendimore e kanë dhe më shumë e kanë dhe 100 %?

 

Shumë e vërtetë Japonia e ka 170%, Greqia etj por aftësia e një vendi për të marrë  borxh varet nga aftësia e tyre për të prodhuar për të gjeneruar të ardhura dhe për të shlyer borxhin. Në konteksin e ekonomisë shqiptare ne paguajmë një pjesë të rëndësishme të ardhurash afërsisht 300 milionë euro në vit aktualisht që normat e interesit janë të ulëta. Kur normat e interesit rriten efektivisht shërbimi i borxhit mund të shkojë dhe më shumë mund të shkojë deri në 500 milionë euro në vit, në qoftë se një ekonomi do të paguajë një shumë kaq të rëndësishmetë të ardhurave vetëm për shërbim të borxhit mundësi të vendit për të investuar burime në zgjerimin e kapaciteteve prodhuese kufizohen shumë.

 

FMN ka bërë apel për të hequr dorë nga lehtësimet fiskale, qeveria thotë se ka lehtësuar 90 % të bizneseve me paketën e re fiskal. Në fakt çfar ndodh nëseqeveria nuk i ndjek sugjerimet e FMN?

 

Politikat financiare përmes lehtësimeve fiskale kanë qenë një lehtësi e viteve 1990 dhe janë përdorur dhe në ekonomitë e tjera në tranzicion dhe është provuar se nuk janë aspak efektive dhe personalisht, se pavarsisht tensionit pozitiv për të mbështetur sektorin e agroindustrise,efektiviteti i përdorimit të këtyre istrumentave është problematik. Nesë ne prekim sistemin e tatimit me vlerën e shtuar duke bërë përjashtime siç vazhdon dhe thellohen përjashtimet siç është dhe rasti i këtij buxheti unë mendoj se do të ketë pasoja serioze për realizimin e të ardhurave të buxhetit dhe në vend që të ndihmojmë ekonominë në tërësi ne do të krijojmë ngërce. Une bashkohem me sugjerimin e FMN që ne mund të ndihmojmë sektorët e ekonomisë duke i mbështetur drejt për drejt. Pra nëse ne duam të mbështesim agroindustrinë të krijojmë premisa, që ajo të dalë me fitim, se vetëm atëherë ato paguajnë tatimet.

 

Posted Under:
Intervista e ditës
Tagged:
buxhet Projekte Xhepa

Nga e njëjta kategori

Arjan Harxhi: Vaksina e tuberkulozit, mund të ketë një lidhje shkaksore por që duhet hetuar

më shumë...

Covid-19 gjunjëzon Italinë, flet Gianni De Biasi: Nuk takoj dot mamin dhe vëllain, flas shpesh në telefon me Dukën

më shumë...

“Anti-shpifja”/ Boçi: Komisioni i Venecias nuk do ta aprovojë miratimin e ligjit

më shumë...

Deputetja Bushka: Amnistia e fokusuar te grupet që kanë rrezikshmëri të ulët shoqërore

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

1:28

Ermiona flet me emra pas daljes: Kush...

12:59

Moza për herë të parë në sfidë...

12:18

Emocionuese! Gresa takohet me babain, fermerja shpërthen...

12:11

“Babai ka edhe 3 muaj jetë”, rrëfimi...

11:31

“Nëse mbani Gresën në lojë, do dilni...

10:51

“Adioni  nuk po e respekton”, opinionistët: Takimi...

10:41

“Do të jesh pjesë e trekëndëshave?” Marrëdhënia...

10:18

Aksident në Vermosh, një i plagosur

10:03

Ermiona Lekbello largohet nga Ferma VIP

9:45

Ferma VIP/ Tre konkurrentë në televotim, kush...

9:44

Aksident i rëndë në aksin Elbasan-Cerrik, humb...

9:26

“E kam mbiemrin e rëndë unë”, Ermiona...

9:19

E papritur! Ermiona Lekbello kërkon të ndërpresë...

9:11

Këto shenja Horoskopi do të kenë probleme...

9:00

Nis spektakli Ferma VIP 3, ndiqeni LIVE...

8:48

Këto rroba nuk duhet të lahen kurrë...

8:16

Donald Tusk thumbon Viktor Orban: Më në...

8:07

Trump dërgon Witkoff dhe Kushner në Pakistan...

7:47

Aksidenti me vdekje në Fushë Krujë, policia...

7:45

Shtëpia e Bardhë: Witkoff dhe Kushner nisen...

Më të klikuarat

  • “Mami të duam çmendurisht”, surprizohet nga vajz...
  • “Do të jesh pjesë e trekëndëshave?” Marrëdhënia me Adi...
  • Policia Rrugore “blindon” rrugët, mbi 21 mijë gjoba në një j...
  • Ermiona flet me emra pas daljes: Kush janë fermerët më të dj...
  • Parashikimi ditor për 12 shenjat e horoskopit: Vendimet e pa...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.