Ministrja e re e Jashtme, Olta Xhaçka ka zhvilluar një takim me ambasadoren e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim.

Nëpërmjet një postimi në “Twitter”, Xhaçka shkruan se takimi ishte fokusuar në thellimin e bashkëpunimit dhe partneritetit strategjik mes dy vendeve, teksa shton se partneriteti me SHBA-të është themeli i politikës së jashtme shqiptare.

Mes të të tjerash, kryediplomatja amerikane i ka siguruar ministres mbështetjen e plotë dhe të vazhdueshme të SHBA ndaj Shqipërisë.

“Gjithmonë një kënaqësi për të takuar ambasadoren e SHBA-së, Yuri Kim. Takim konstruktiv se si të thellojmë partneritetin strategjik mes Shqipërisë dhe SHBA-së. Partneriteti i Shqipërisë me SHBA-në është themeli i politikës sonë të jashtme. Kënaqësi të marr sigurimin e vijimit të mbështetjes së vazhdueshme dhe të zgjeruar.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *