Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
23 August 2026
Vizion fokus

“Jemi më të përgatitur”, Irani paralajmëron për luftë të...

Pukë/ Policia i afrohet parcelës me kanabis, i armatosuri...

Përmbytje dhe stuhi në Spanjë, 7 të plagosur dhe...

Kërcënimi amerikan për Iranin, Teherani thotë se bllokada ekonomike...

Tragjike! Futbollisti 25-vjeçar rrëzohet pa ndjenja gjatë ndeshjes, ndërron...

Putin paralajmëron kundërpërgjigje ndaj ekonomisë ukrainase: Kievi hapi ‘kutinë...

“Më ço në spital”/ DJ i klubit dëshmon për...

Dëshmojnë shokët e turistit portugez, rrëzojnë pretendimet e Sokrat...

DOSJA HETIMORE/ Gjashtë minutat e fundit të portugezit, viktima...

Hoxha: Bashkërendim i përpjekjeve për adresimin e nevojave konkrete...

Xhaçka takon efektivët e FA: Do fuqizojmë strukturat tona të emergjencave civile

1 Dhjetor 12:12

Pesë ditë pas lëkundjeve të tërmetit që shkaktoi 51 viktima, Forcat e Armatosura janë ende në terren për t’i ardhur në ndihmë banorëve të prekur nga kjo tragjedi.

 

Me përfundimin e operacioneve të kërkim – shpëtimit, Forcat e Armatosura janë përqendruar në mbështetjen logjistike, duke transportuar ushqime, veshmbathje e detergjentë për njerëzit e mbetur të pastrehë si pasojë e tërmetit të datës 26 nëntor.

 

Ministrja e Mbrojtjes e shoqëruar nga shefi takoi nga afër trupat e dislokuar në mjediset e stadiumit “Niko Dovana” të Durrësit, të cilët i falënderoi për përkushtimin e treguar këto ditë gjatë operacioneve të kërkim – shpëtimit.

 

Në bisedën e zhvilluar me ushtarakët e angazhuar, ministrja Xhaçka premtoi mbështetje më të madhe me pajisje e mjete për strukturat ku ata bëjnë pjesë, për të përmirësuar punën e tyre në rastet e çdo lloj emergjence civile.

 

“Jo vetëm ju por edhe kolegët tuaj, ata në uniformë dhe ata pa uniformë që i janë gjendur pranë të gjithë qytetarëve të prekur nga kjo tragjedi e madhe kombëtare, faleminderit nga zemra gjithsecilit. Bravo ju qoftë! Jeni krenari! Dhe nuk janë vetëm fjalë sa për t’u artikuluar në të tilla raste, por po ju flas me zemër. Unë e kuptoj që sprova si kjo që kemi kaluar janë edhe mësime të nxjerra, për të përmirësuar shumë nga puna që bëjmë edhe për të fuqizuar shumë më tepër strukturat tona. Edhe ato të kërkim – shpëtimit edhe ato të cilat duhet të jenë të dedikuara për emergjencat civile. Pastaj edhe për teknikën dhe mjetet, pajisjet, aparaturat që ju duhen për ta bërë punën tuaj më mirë. Patjetër që sakrifica dhe përkushtimi e profesionalizmi juaj janë të jashtëzakonshme, por duhet t’ju mbështesim më tepër që puna juaj të jetë sa më e mirë, dhe për këtë kemi nisur që tani bashkë me partnerët, jo vetëm siç u thashë të modernizojmë kapacitetet tona me teknikë të re, por edhe të ridimensionojmë të gjithë mënyrën se si kemi organizuar Forcën tonë të Armatosur, për të pasur ekipe të specializuara, të mirëtrajnuara edhe me mjetet e duhura jo vetëm të kërkim – shpëtimit por edhe të të gjitha fatkeqësive natyrore apo emergjencave civile me të cilat mund të na duhet të përballemi nga tani e tutje. Edhe një herë faleminderit, faleminderit nga zemra. Bravo ju qoftë! Shpresoj shumë që familjet tuaja ta kenë kaluar atë panikun e madh edhe për faktin që s’ju kanë pasur pranë sepse jeni detyruar që t’i shërbeni atyre që kanë pasur më shumë nevojë në këto zonat më të prekura.”

 

Përveç shpërndarjes së ndihmave, Forcat e Armatosura vijojnë kujdesin në kampet me çadra të ngritura prej tyre në Laç dhe fshatin Bubq.

 

Mbi 400 efektivë të Forcave të Armatosura u angazhuan që në orët e para të ngjarjes së 26 nëntorit, ndërkohë që 2 mijë të tjerë qëndruan në gatishmëri.

Posted Under:
Vendi
Tagged:
efektive FA Tërmeti Xhaçka

Nga e njëjta kategori

Pukë/ Policia i afrohet parcelës me kanabis, i armatosuri arratiset në mal

më shumë...

“Më ço në spital”/ DJ i klubit dëshmon për vrasjen në Ksamil: Autori hodhi thikën para se të arratisej

më shumë...

Dëshmojnë shokët e turistit portugez, rrëzojnë pretendimet e Sokrat Vatës se thikën e kishte 20 vjeçari

më shumë...

DOSJA HETIMORE/ Gjashtë minutat e fundit të portugezit, viktima u fut në det për t’i shpëtuar sherrit

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

11:05

Molla para gjumit, ja përfitimet që sjell...

10:51

“Jemi më të përgatitur”, Irani paralajmëron për...

10:10

Pukë/ Policia i afrohet parcelës me kanabis,...

10:04

Mbrëmje poetike në Elbasan! Promovohen autorët vendas,...

9:55

Nëse doni të kujdeseni për zemrën, ekspertët...

9:17

Përmbytje dhe stuhi në Spanjë, 7 të...

8:32

Kërcënimi amerikan për Iranin, Teherani thotë se...

8:20

Tragjike! Futbollisti 25-vjeçar rrëzohet pa ndjenja gjatë...

8:12

Arrat mund të ulin rrezikun e tensionit...

7:54

Putin paralajmëron kundërpërgjigje ndaj ekonomisë ukrainase: Kievi...

7:25

“Më ço në spital”/ DJ i klubit...

6:33

Dëshmojnë shokët e turistit portugez, rrëzojnë pretendimet...

6:30

DOSJA HETIMORE/ Gjashtë minutat e fundit të...

5:55

“TikTok” gjobitet 400 mln dollarë! SHBA e...

5:31

Hoxha: Bashkërendim i përpjekjeve për adresimin e...

5:24

Presidenti Begaj në San Marzano di San...

5:21

Mirditë/ Plas tubi gjatë furnizimit me ujë...

4:49

Rama ironizon “çlirimtarët” e Sazanit: Revolucionarët e...

4:33

Momente paniku në Seman! Rojet bregdetare shpëtojnë...

4:23

Berisha akuzon Ramën për bashkitë: Kërkon më...

Më të klikuarat

  • “Më shau nga nëna, më qëlloi thikë në këmbë”, sh...
  • Tragjike/ Ariu tërheq zvarrë nga tenda e kampingut dhe vret...
  • Dëshmojnë shokët e turistit portugez, rrëzojnë pretendimet e...
  • U kap në flagrancë nga droni duke ndezur zjarr, arrestohet 6...
  • E rëndë në Kosovë/ Po luante me kallashnikov, i mituri qëllo...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.