Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka ka zhvilluar këtë të enjte një takim me ambasadorin e Italisë, Fabrizio Bucci.

Nëpërmjet një postimi në “Facebook”, Xhaçka ka vlerësuar ndihmën që ka ofruar Italia pas tërmetit që goditi vendin më 26 nëntor të 2019 dhe mbështetjen për procesin e rindërtimit.

“Takim i shkëlqyer me ambasadorin e Italisë, Fabrizio Bucci. Mbetet një nga mbështetësit dhe partnerët strategjikë kryesorë të Shqipërisë. Mirënjohje për ndihmën e menjëhershme pas tërmetit të 26 nëntorit dhe mbështetjen për rindërtimin. Bashkëpunim i shkëlqyer në fushat me interes të përbashkët mes dy vendeve dhe për masat ndaj COVID-19”, shkruan Xhaçka.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *