Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka ka publikuar një video nga operacioni humanitar për të ndihmuar pensionistët që jetojnë vetëm dhe familjet në gjendje jo të mirë ekonomike.

 

Xhaçka bën me dije se vetëm në pak ditë janë shpërndarë 2859 pako me ushqime. Këto ndihma u janë dhënë familjeve që jetojnë në çadra në 4 bashkitë e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit.

 

“2850 pako ushqimore janë shpërndarë në vetëm pak ditë në familjet që jetojnë në çadra në 4 bashkitë e prekura nga tërmeti. Paralelisht me to, Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile, pushteti vendor, Rezervat e Shtetit, Forcat e Armatosura, Policia e Shtetit dhe Shërbimet Sociale vijojnë operacionin humanitar në ndihmë të pensionistëve kryefamiljarë dhe familjeve në nevojë. Mirënjohje të gjithë atyre që sot janë në krye të detyrës.”

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *