Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka ka publikuar këtë të enjte disa foto në mjediset e reja që do të shërbejnë për ndalimin disiplinor nga policia ushtarake.
Në një postim në “Facebook”, Xhaçka shkruan se ambientet e reja me kamera sigurie u ndërtuan nga SHBA.
“Krah për krah me aleatin tonë strategjik, Shtetet e Bashkuara të Amerikës për rritjen e kapaciteteve të Forcave të Armatosura. Në Policinë Ushtarake falë mbështetjes së Ambasadës së SHBA në Tiranë janë ndërtuar mjediset e reja të ndalimit disiplinor. Bashkëpunimi do të vijojë me trajnimin e specialistëve të hetimit në Forcat e Armatosura. Krah për krah” shkruan ministrja.





