Një ushtar amerikan bëhet e ditur se është vrarë në Afganistan.

 

Autoritetet amerikanë gjithsesi nuk kanë dhënë detaje nël lidhje me identitetin e ushtarit të vrarë dhe detaje të tjera për ngjarjen.

 

Gjatë këtij viti në Afganistan janë vrarë 9 ushtarë amerikan, i fundit në datë 3 nëntor në Kabul.

 

Rreth 14 mijë ushtarë amerikanë momentalisht shërbejnë në Afganistan, vend ky ku SHBA-ja dhe NATO-ja formalisht kanë përfunduar misionin e tyre luftarak më 2014.

 

Muajt e fundit, ndaj forcave ndërkombëtare janë kryer sulme nga forcat afgane, me të cilët ata punojnë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *