Gjykata greke ka liruar nga burgu 50-vjeçarin shqiptar, Fatmir Terolli, duke dhënë ndaj tij masën arrest shtëpie 50-vjeçari shqiptar u dorëzua para policsë pasi vrau kunatin e tij 33-vjeç i cili kishte abuzuar seksualisht me “Mbesën” e tij për 9 vite.

Pas vendimit të gjykatës, vajzat e 50-vjeçarit kanë shpërthyer në lot nga gëzimi, pasi tashmë do të mund të shohin çdo ditë babain e tiyre.

Lexo edhe :

Related Posts

Ndërkohë që mjaft i lumtur pas vendimit të gjykatës ka qenë edhe avokati i 50-vjeçarit si dhe gjithë qytetarët grekë, të cilët si rrallëherë janë solidarizuar me autorin e një krimi.

Avokati i 50-vjeçarit tha për mediat se sëbashku me kolegun e tij do t’i faktojnë gjykatës se shqiptari kishte qenë i detyruar të shkrepte armën, pasi para ngjarjes ëhstë sulmuar nga kunati i tij.

Vetë 50-vjeçari në dëshminë e tij tha se e kishte marrë armën për të detyruar kunatin e tij të rrëfente gjithë të vërtetën, dhe se nuk kishte patur si qëllim ta vriste.

/Vizionplus.tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *