Lirimi nga burgu i 50-vjeçarit shqiptar Fatmir Terallari, i cili vrau kunatin e tij pasi kishte abuzuar seksualisht me vajzën 18-vjeçare, është pritur mjuaft mirë nga qytetarët grekë.
Avokati i 50-vjeçarit shqiptar, Alexis Kougias, theksoi se ndihet mjaft i lumtur që gjykata vendosi të nxjerrë klientin e tij nga burgu duke i dhënë një masë më të lehtë siç është ajo e arrestit shtëpiak.
Lexo edhe :
Related Posts
Ai theksoi se ndihet shumë mrië pas këtij vendimi ashtu si e gjithë shoqëria greke.
“Dua të shpreh falënderimet e mia për prokurorinë dhe Gjykatën për të lënë të lirë me kusht dhe kthimin pranë vajzave të tij… Ndihemi shumë mirë pas vendimit, ashtu si dhe gjithë shoqëria greke”, tha Alexis Kougias.
Dy avokatët e Terallarit u sh-prehën më herët se klienti i tyre e ka kryer krimin në gjendje të rëndë psikologjike, pasi ka mësuar nga vajza e tij abuzimet e vazhdueshme që i ishin bërë nga vëllai i gruas së tij.
Avokati Alexis Kougias ka deklaruar më herët se ai dhe kolegu i tij do të duhet t’i vërtetojnë Gjykatës se edhe pse në gjendje të rëndë psikologjike, 55-vjeçari e ka shkrepur armën në kushtet e vetë mbrojtës.
/Vizionplus.tv/