Subscribe

Tregtarët e Belshit kanë hyrë me forcë në ambientet e bashkisë sot paradite për të kundërshtuar vendimin e marrë nga këshilli bashkiak për zhvendosjen e tregut ku ata ushtrojnë  aktivitetin.

Prej disa ditësh tregtarët refuzojnë spostimin e tregut nga qendra e qytetit drejt fshatit Marinëz që ndodhet rreth 5 km më larg. Sipas tyre me spostimin e tregut  larg zonës së banuar askush nuk do të shkojë për të blerë.

“Kjo nuk është normale, ne të shkojmë atje të marrim mallin në kurriz ta çojmë atje nuk bëhet”, shprehet një tregtar.

“Ne nuk na merr  të gjithë atje, ne jemi 400 veta atje nuk na merr. Atje ka mbaruar çdo gjë, kush do vijë atje për të blerë”, thotë një tjetër.

Bashkia thotë se ndryshimi u bë për faktin se Belshi është një qytet që po pret gjithnjë e më shumë po pret turistë.

“Belshi është një qytet turistik, tregu ishte pengesë për turistët, për bllokimin e rrugës. Arsyeja tjetër  shkaktonte edhe  ndotje në qytet dhe liqen . Dhe bashkia e pa të arsyeshme të vendosë spostimin e tij”,  thotë Mustafa Çarçiu, skeretar i përgjithshëm në Bashkinë e Belshit.

Nga kjo zhvendosje preken të paktën 300 tregtarë. Ata thonë se do ti përshkallëzojnë protestat deri në bllokimin e rrugëve, nëse nuk marrin një zgjidhje. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *