Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
03 August 2026
Vizion fokus

Jay Clayton betohet si Drejtor i Inteligjencës Kombëtare të...

Zjarr në një apartament në Shkëmbin e Kavajës, 6...

Zjarret katastrofike në Greqi, arrestohet kryebashkiaku në rajonin e...

Si lindi shprehja “lotët e krokodilit”? Arsyeja pse zvarranikët...

Dita e 65 e protestës, qytetarët nisin marshimin në...

Zelensky shkarkon ambasadoren e Ukrainës në SHBA, ajo flet...

Spanja po merr masa për të ndaluar duhanin në...

65 ditë protestë, nis grumbullimi i qytetarëve në shesh

20-vjeçari humb jetën në një aksident tragjik në Ksamil...

Vrasja e britanikes në Athinë, zbulohen pamjet kur 26-vjeçari...

Vrasësi i policit në Fier pjesë e strukturës për mbrojtjen e votës së PD në 2021, Felaj: SPAK të hetojë strukturën, kolegët e opozitës na zhgënjyen

16 Maj 18:56

Vrasja e efektivit të policisë, 28-vjeçarit Novruz Cenalia nga Azgan Mërnica tre ditë më parë në Baltëz të Fierit, është kthyer në temë debati në Kuvendin e Shqipërisë.

Nënkryetarja e Kuvendit, Ermonela Felaj, njëherësh deputete e PS, duke ju referuar Strukturës së Armatosur për Mbrojtjen e Votës të PD në zgjedhjet e vitit 2021 ka kërkuar nga SPAK që të nisë një hetim, pasi kjo strukturë ka prodhuar disa ngjarje kriminale.

Azgan Mërnica autori i vrasjes së efektivit Cenalia ka qenë pjesë e Strukturave të Armatosura të PD në vitin 2021, ndërsa ka pozuar edhe krah deputetit demokrat Luan Baçi.

Gjithashtu në foto është edhe vëllai i tij, Kiri Mërnica i cili tashmë ndodhet në burg, i dënuar me 19 vite për vrasje. Po ashtu felaj solli në kujtesë edhe ngjarjen e 21 prillit të vitit 2021 ku në mes të Elbasanit u vra mjeku Pjerin Xhuvani nga ana e Arbër Paplekajt i cili ishte pjesë e Strukturave të Armatosura të mbrojtjes së votës së PD.

“Ka të dhëna nga media, që janë konfirmuar edhe përmes qëndrimeve që kanë mbajtur kolegë deputetë që këta njerëz janë përdorur nga politike në zgjedhjet e 2021. U krijuan të ashtuquajtura struktura të votës për të cilat disa kolegë të opozitës thanë se kemi marrë njerëz profesionistë për të mbrojtur votën. Ngjarja në Elbasan, ngjarja në Fier… Është dhe dikush tjetër që është duke vuajtur dënimin me burg për mbrojtjen e votës në qarkun e Fierit”, tha Felaj.

E zhgënjyer Felaj u shpreh dhe nga reagimet e deputetëve të opozitës sa i përket vrasjes së policit.

“Unë besoj se edhe politika duhet të gjejë një përgjegjësi të vetën, sepse mënyra sesi ne sillemi e artikulohemi sesi kërkojmë të bëjmë për vete qytetarë, duke harruar se policët janë punonjës shteti, në funksion të institucioneve të shtetit e jo në funksion të politikanëve. Të heqim dorë nga mentalitetet e të shkuarës. E thashë, deputetë tanët këtu kanë mbajtur deklarata zhgënjyese as nuk kanë ngushëlluar për humbjen e një jete të re të një punonjësi me uniformë, as nuk janë distancuar nga personi në fjalë as nuk i kërkuan që të dorëzohej, e për më tepër i kanë bërë këto deklarata teksa mbahej protesta para bashkisë Tiranë“, shtoi deputetja.

Posted Under:
Kryesoret Politike
Tagged:
Felaj fier polici SPAK Vizion Plus Vrasësi

Nga e njëjta kategori

Foto ilustruese

Aksident i rëndë në aksin Lezhë-Milot, shoferi i makinës përplas për vdekje këmbësorin

më shumë...

Dita e 65 e protestës, qytetarët nisin marshimin në rrugë

më shumë...

Aksident i trefishtë në aksin Elbasan–Peqin, pesë të lënduar

më shumë...

65 ditë protestë, nis grumbullimi i qytetarëve në shesh

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

Foto ilustruese
11:01

Aksident i rëndë në aksin Lezhë-Milot, shoferi...

10:36

Jay Clayton betohet si Drejtor i Inteligjencës...

10:14

Zjarr në një apartament në Shkëmbin e...

10:05

Zjarret katastrofike në Greqi, arrestohet kryebashkiaku në...

9:52

Si lindi shprehja “lotët e krokodilit”? Arsyeja...

9:37

Dita e 65 e protestës, qytetarët nisin...

9:27

Zelensky shkarkon ambasadoren e Ukrainës në SHBA,...

9:22

Spanja po merr masa për të ndaluar...

8:58

Ministri Nufi nxjerr pamjet: 3 helikopterë në...

8:05

Aksident i trefishtë në aksin Elbasan–Peqin, pesë...

8:03

Infantino kërkon ndihmën e SHBA për të...

7:42

65 ditë protestë, nis grumbullimi i qytetarëve...

7:30

20-vjeçari humb jetën në një aksident tragjik...

7:26

Zjarr i madh në një fshat të...

7:15

Vrasja e britanikes në Athinë, zbulohen pamjet...

7:12

Trump për Iranin: Janë dyfytyrësh, luten për...

6:42

Tre shenjat e zodiakut që janë të...

6:08

Skandal në Rusi/ Tifozët ekstremistë kundër Dakut:...

6:02

Propozimi i PS për reformën territoriale, deputeti...

5:55

Zjarri jashtë kontrollit në Finiq, rrezikohen banesat,...

Më të klikuarat

  • Deputetja Elda Hoti humb bashkëshortin, Ladi Ndoja ndahet pa...
  • Mbajti trupin e nënës në frigorifer për tre vite që të merrt...
  • Sherr për një vajzë, vritet me thikë 24-vjeçari shqiptar në...
  • E rëndë në Tiranë/ Mori peng dhe ngacmoi s*ksualisht 13-vjeç...
  • Propozimi i PS për reformën territoriale, deputeti socialist...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.