Subscribe

Varfëria dhe skamja kanë “gjunjëzuar” një familje të re në Babrru.

Çifti Met’hasa janë prindër të binjakëve 5-vjeçarë, njëri prej tyre vuan nga sëmundja e epilepsisë. Por mungesa e kushteve ekonomike ka bërë që ata të mos kurojnë siç duhet vogëlushin 5-vjeçar.

Redaksia e emisionit “Vizioni i Pasdites” shkoi në shtëpinë e çiftit, ku pa nga afër skamjen dhe varfërinë, me muret të mbushura plot myk dhe lagështi. Nëna e 5-vjeçarit tha se familja vuan për bukën e gojës dhe se me kalimin e kohës situata po bëhet edhe më keq.

Ajo tha se familja jeton me kempin 150 mijë lekë të vjetra që merr djali i sëmurë dhe se bashkëshorti është i papunë. Mes lotësh nëna e binjakëve kërkon ndihmë nga shteti. Ajo tha se nëse fëmija nuk merr mjekimin e duhur, jeta e tij mund të rrezikohet./vizionplus.tv/ 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *